Categories
Histori Personalitete

Konti Ciano: Italia dhe Ahmet Zogu – nga Dr. Hasan Bello

Konti Ciano: Italia dhe Ahmet Zogu – nga Dr. Hasan Bello

Ne gazeten e njohur italiane “La Stampa” me 16 prill 1939 u botua nje fjalim i ministrit te Jashtem te Italise dhe njekohesisht dhenderrit te Mussolinit, Kontit Ciano, perpara Dhomes Korporative ne Rome. Ai jep shpjegimet e duhura rreth Shqiperise dhe arsyet e pushtimit, per shkak te politikes se zhdervjellet e sovraniste te Mbretit Zog.

Ne kete fjalim te gjate, pasi ai permend te kaluaren historike, thekson se Konferenca e Paqes me 1919 dhe Konferenca e Ambasadoreve me 1921 i jepnin Italise te drejten per te patur nje pozite te privilegjuar ne Shqiperi. Kjo eshte shume e vertete. Por, sipas Kontit Ciano, megjith detyrimet e marra, Zogu nuk e kishte ndryshuar qendrimin e vet kunder Italise.

Ne cdo rast, ai perpiqej te perfitonte nga rrethanat nderkombetare, per ta kufizuar “te drejten tone, dhe bile mban nje qendrim kundershtar”. Ai shpjegon se, kohet e fundit arsyet e pakenaqesise se tyre mbi qendrimet e tij u ben me te shumta e me te thella.

Prandaj, ne viziten qe ai beri ne Beograd ne janar te 1939 dhe ne konsiderate me lidhjet qe kishin me Jugosllavine (per te ndare Shqiperine), kishte si qellim te terhiqte vemendjen e qeverise jugosllave mbi mundesine e nje krize ne marredheniet italo-shqiptare.

Keto shpjegime te Kontit Ciano vijojne duke nxjerre ne pah rezistencen shqiptare ndaj presionit politik, ekonomik dhe diplomatik italian ne mars-prill 1939 dhe nervozizmin e Italise, duke bere qe te mos i mbetej asnje rruge e ndershme pervec agre sionit.

Pse nuk lexojne vete protagonistet e politikes italiane te ketyre viteve genjeshtaret?/Naishtedikur.com/

error: Content is protected !!