Categories
Art Histori Kulture Personalitete

Kryearkitekti korçar i Ali Pashë Tepelenës

Prof. Dr. Irakli Koçollari

Ali Pasha qëndroi në pushtet, si zot i pashallëkut të Janinës për rreth 40 mote, nga viti 1788 gjer në vitin 1822. Krahas arritjeve në fusha e ekonomisë, politikën e brendëshme, politikën e jashtme, konsoldimin e strukturave shtetrore, ushtarake dhe ato policore, arsim, kulturë, ai mundi të ngrejë një infrastrukturë nga më modernet e kohës, realizoi vepra dhe objekte të rëndësishme në fushën e ndërtimtarisë, duke e kthyer pashallëkun në një nga qëndrat urbane më avancuara për kohën.

Ishte një passion i njohur personal i Ali Pashës, gjatë tërë jetës së tij, ndërtimet e të gjitha natyrave, por me pretendimin që ato të ishin përherë me një arkitekturë sa më të bukur. Nën këtë passion dhe nevojë për ti hapur rrugë zhvillimit, ai mbështeti dhe financoi personalisht ndërtitmin e objkteve të shumta me karakter social sikundër; – pallate, biblotekë, hane, akademi ushtarake, shkolla, medrese, tje. Ndërtime me karakter relixhioz, skundër – kisha, xhami, teqe, hamame, manastire; pa bërë difrencime elixhioze; Ndërtoi gjer në zonat më të thella vepra arti, skundër – ura, rrugë, akuadukte, dranazhime; Ngriti objekte me karakter ushtarak, sikundër – shkollë kavalerie, shtëpi të Oficerave, fortifikime, kështjellat, kulla vrojtimi apo kontrolli, stacione policie, transhe, etj.

Ngritja e rrjetit të shumfishtë urban i dha impulse të mëdha transportit rrugor, qarkullimit të njerëzve, mallrave, produkteve dhe këmbimit të madh artizanal, industrial, lëndëve të para apo të prodhimeve vendase, për tu përcjellë jo vetëm brenda tregut dhe territorit të pashallëkut, por dhe në tregjet e vendeve të tjera të Ballkanit, madje edhe më gjërë se kaq, nëpër Europë, sikundër Venedik, Trieste, Ankona, Vjenë, dhe gjer në Dresdenin e largët, Bukursht, Sofje, Stamboll, e gjetiu.

Ishin pikërisht politikat e tij vizionare, në këto fusha, që e kthyen këtë pashallëk një nga qëndrat urbane më të zhvlluara në Ballkan, dhe Janinën “metropolin e helnizmit modern”. Gjatë viteve të dominimit të tij, pashallëku pësoi transformime të rëndësishme, sigurisht edhe vetë Janina nga një qytet me 9 000 banorë, në fundin e dominimit të tij ariti në 60 000 banorë (aq sa kishin edhe kryeqytetet e tjera të Ballkanit). Nga 38 dyqane në fillimet e sundimit të tij, Janina do të kthehej një nga qëndrat më të mëdha trgëtare, me 1180 dyqane. Në kohën e tij u hapën shkollat e para me karakter laik dhe medresetë e para, ku filluan të predikoheshin veç lëndëve me karakter relixhioz, të mësohshin edhe shkencat natyrore, sociale, etj.

PETRO KORÇARI

KRYEARKITEKTI I ALI PASHËS

DHE ORIGJINA E TIJ.

Të gjithë këtë infrastrukturë urbane, këto objekte me karakter social, ekonomik, kulturor, relixhioz dhe ushtarak, që mbeten edhe sot e kësaj dite një fond i pasur i trashëgimësë kulturore të Shqipërisë dhe Greqisë, i ngritën mjeshtra të njohur të inxhinjerisë, arkitektektë, xhenjerë, hidroteknikë, të udhëhequr nga një inxhinjer dhe arkitekt kryemjeshtër shqiptar.

Ai ishte kryearktiekti i Ali Pashës me emrin Petro.

Koloneli britanik, Lik në veprën e tij “Udhëtim në Greqinë Veriore dhe në Shqipëri…” na bën me dije se “kryearkitekti i Ali Pashës është “Zoti Petro” nga Korça”. Liku sqaron gjithashtu se Kryearkitetkti ishte inxhinjer dhe arkitekt (“chief architect and engineer”).

Liku e përmënd dy herë Kryearkitektin Petro. Për herë të parë ai shkruan më 2 Janar të vitit 1805, kur britaniku mbrinte në Tepelenë. Në ato ditë të ftohta janari, Liku ende nuk e kishte njohur personalisht atë, por të pranishmit i kishin treguar se mjeshtri ishte duke ndërtuar urën mbi Lumin e Vjosës në Tepelenë. Hera e dytë ishte pak muaj më vonë, brenda të njëtit vit, më 1805 (1 Korrik 1805), kur Koloneli Lik ishte takuar personalisht me Kryearkitektin Petro dhe në shoqërinë e tij ai informohej prej tij si ndërtues i kësaj ure dhe për një numur objektesh të tjera të ngritura nëpër pashallëk. Duke folur për veprat e projektuara dhe ndërtuara prej tij, Liku shkruan: “… chief architect named Peter of Koritza ëho constructed bridges and sarai ….” – “…kryearkitekt me emrin Petrua nga Korca që ndërtoi ura dhe pallate…”

Ndërsa në një pasazh të mëvonë po ky autor shkruan: “ … his property and family are at Koritza….”, pra “.. . pasuria dhe familja e tij janë në Korçë”.

Një tjetër burim që na flet për këtë mjeshtër është Konsulli francez, Fransua Pukëvili (Francois Charles Hugues Laurent Pouqueville, 1770-1838). Duke iu referuar kryarkitektit të Pashait të Janinës, ai na ofron një të dhënë për vendin e origjinës dhe vendlindjen e Petros. Ai shkruan se “Arkitekti Petro është një shqiptar nga Përmeti”. Por, sigurisht për origjinën e tij ai është i pasaktë.

Për origjinën e krymjeshtrit shkruan edhe një tjetër ushtarak francez. Ai është koloneli, Frederic Francois Guillaume de Voudancourt, xhenjer dhe ndërtues, që shërbeu në pashallëkun e Janinës gjatë viteve 1807-1810. Ushtaraku francez na bën me dije në librin e kujtimeve të tij se ishte takuar dhe kishte bashkëpunuar në ndërtime fortikikuese të Ali Pashës, me Petron, duke na dhënë sqarimin se “fortifikimet e Aliut zakonisht drejtohen … nga një Shqiptar me emrin Petro….” dhe pak më tej ai identifikon se Mjeshtri Petro ishte një “nxhinjer nga Korca”.

Të njëjtin vlerësim ofron edhe studjusi ynë i nderuar, Shuteriqi, pa pasur asnjë mëndyshje për qënien shqiptare të Petro Korcarit, madje duke nënvizuar se ai ishte nga qyteti i Korcës.

Nisur nga këto dhe dëshmi të lëna në ditaret e shënimeve apo botimet e mëvona të diplomatëve, udhëtarëve apo ushtarakëve të huaj, Shuteriqi ka konkluduar: “Ky qytet i lindjes kush mund të jetë tjetër veçse Korça, prej të cilit Petroja ka marrë emrin? …. Petroja është pra edhe familjarisht banues i qytetit të Korçës.”

Por, një dokument fare i thjeshtë, i vitit 1804, që gjendet kohët e fundit brenda radhës së materialeve të Arkivit të Ali Pashës, flet për “master Petro maimarin”. Pra, e pëërkthyer ekzaktësisht në shqip, mësojmë se opinioni, banorët e Janinës, e thërrisnin këtë njeri “mastor Petro maimarin” (maimar = arkitekt, turqisht), pra “Mjeshtër Petro Arkitekti”.

Një tjetër dokument, që mban datën 1 Gusht 1809, bën fjalë për “përfundimin e punimeve fortifikuese ushtarake, ndërtimin e kullave mbrojtëse, të kryera në Qafa e Rehovës – Berat, të drejtuara nga “Usta Themeli….”. Dokumenti pasqyron shumën që kanë marrë punëtorët për punimet e kryera.

Duke shkuar më tej, në një dokumen të muajit Gusht të vitit 1809, na bën me dije se arkitekti i Pashait porsa ka përfunduar punimet ndërtuese dhe meremetime në sarajet (=pallatet, turq.) e Ali Pashës në Tepelenë, punime të cilat kanë zgjatur rreth një vit. Dokumenti në thelb është një situacion i punimeve të kryera dhe liston pagat sipas ditëve të punës së punëtorëve. Në fund Mjeshtri arkitekt, që ka drejtuar këto punime prezantohet me mbiemrin e tij “Themeli”.

Pra, tanimë përmes dokumentit të deklaruar dhe firmosur nga vetë mjshtri, mësojmë edhe mbiemrin e tij. Ai quhet Mjeshtri Petro Themeli.

Nga një tjetër dokument, të vitit 1813, ne arrijmë të mësojmë me ekzaktësi origjinën e Mjeshtrit, Petro. Është fjala për një Urdhër të lëshuar nga Ali Pasha për shpërblimin e “Mjeshtrit Themeli”, përmes administratorit të tij Tito Baltador, për punët ndërtimore të kryera në Gjirokastër. Në të shkruhet:

“Tito Baltadorit, – Janinë.

Jepi mjeshtrit Themeli, që punon në Gjirokastër groshë 500, (pesqind grosh) dhe mbaje ate llogaritë e bëj diferencën, asgjë më shumë.”

Dora vetë Ali Pasha

Preveza, 17 Shkurt 1813

Poshtë këtyre fjalëve, mbi të njëjtin dokument është bërë shënimi i njerëzve që kanë tërhequr shumën e parave të urdhëruara nga Ali Pasha. Në të thuhet:

“Sipas urdhërit të Zotit tate, unë Dhimitri dhe Zafiri nga Marjani muarrëm nga Tito Baltadori grosh pesqind, pra 500.”-

Unë, Dhimitri djali i Mjeshtër Themelit dhe nipi i tij, Zafiri, muarrëm këtë shumë.

Sot më ate 20 Shkurt 1813”. )

Pra, dokumenti na tregon gjithashtu se Kryearkitekti i Ali Pashës, Petro Themeli ka pasur një djalë të quajtur Dhimitër, i cili pasi kishte përfunduar tërë punimet dhe restaurimet e plota të Kalasë të Gjirokastrës, ka tërhequr pagesën për punën e bërë. Madje në këtë nënshkrim ai ka identifikuar edhe vendin e origjinës së familjes të Mjeshtrit, Petro Themeli. Pra familja e tyre vjen nga fshati Marjan i krahinës së Oparit të Korcës.

Ndërsa nga një dokument i datës 22 Korrik 1818, që bën fjalë për një ankesë të banorëve të qytezës së Vithkuqit, del në dritë vendi se ku gjendej konkretisht shtëpia e Arkitektit. Është një “ankesë nga populli”, drejtuar Ali Pashës, për abuzimin e dy policëve me detyrën e tyre. Në të thuhet:

“… Ata (policët) u lëshuan mbi bagëti dhe qingja dhe ç’u pëlqente, i rëmbenin dhe nuk paguanin asgjë … kështu ata … dhu nuan një mëhallë të tërë. …. Në radhët e shtëpive që ata hynë me forcë dhe i përdhosën, e para ishte shtëpia e Mjeshtrit Petro dhe mbas saj të njëjtin fat pësuan tërë shtëpitë e mëhallës. Me një paudhësi të shf renuar ata nuk nguruan të vënë dorë edhe mbi gratë që kundërshtonin aktet e tyre, aq më keq ata dhu nuan pa pikë turpi edhe va jzën, e cila ndodhej brenda në shtëpinë e Mjeshtrit tënd të ndërtimeve, Petros….”

22 Korrik 1818

Të gjithë ne Vithkuqarët të vegjël, të mëdhenj, burra e gra, …. mbetemi me shpresë….”

Pa dashur të bëjmë komente të gjata për këtë dokument, duket qartë, përmes pohimeve të banorve të Vithkuqit se të paktën njërën shtëpi (në mos njëra prej…), Kryearkitekti i Ali Pashës, Petro Themeli e ka pasur në Vithkuq, në kryeqëndrën e krahinës ku ndodhej fshati i tij, Marjani.

Sikurse dihet, fshatrat e krahinës së Oparit, Marjani, Treska, Trebicka, Panariti, etj, si në të kaluarën edhe sot, janë njohur në gjithë Qarkun e Korcës dhe më gjërë, si mjeshtra të ndërtimtarisë, gurgdhendës, punues të drurit, tavanxhinj, etj.

VEPRAT DHE OBJEKET E

NDËRTUARA NGA PETRO THEMELI

Në invntarin e gjatë të objekteve të projektuara, punuara dhe realizuara nga “Mjeshtri”, sikundër e thëriste Ali Pasha, kryearkitekti Petro Themeli, renditen veprat më të rëndësishme me karëkter social, rlixhioz, hidroteknik, urban dhe ushtarak në Pashallëkun e Janinës. Nëpër tërë hapsirat e sotme të shtetit grek dhe në tokën shqiptare, ato i gjejmë ende të tilla, si objektet apo veprat me të rëndëishme të trashëgimisë historike dhe kulturore të dy popujve. Disa nga ato figurojnë në listat e trashëgimisë së UNESKOS dhe vlerësohen si monumentet më të rëndësishme kulturore në këtëo anë të Ballkanit.

Mes dokumtacionit arkivor te huaj dhe atij të Ali Pashës, gjenden fonde dhe material që flasin për këto objekte, aritje dhe zgjidhje arkitktonike, ndërtime që mbështeten mbi traditën dhe pasurojnë inventarin e arkitekturës shqiptare, vepra arti me karakter military, relixhioz, urban, etj. Në aradhën e fondeve arkivore renditen; emrate ustallarëve që i zbatuan këto projekte, situacionet e punimeve të kryera në vepra të ndryshme inxhinjrike, numuri i fuqisë punëtore të përdorur në këto punime, kohëzgjatja e punimeve, ditët e punës për çdo puntor e mjeshtër, drejtuesit e projekteve, supervizorët dhe pagat për punët e bëra. Ka lista nominale të mjeshtrave të përfshira në punime, sipas profileve gurëgdhendës, kafsharë, sharxhinj, karpentjerë, tavanxhinj, shkruhet gjer për punëtorët e furave të gëlqeres, etj.

Në pjesën qëndrore të punimeve të kryera evidentohet puna e këtij “Mjeshtri”, kryearkitektit Petro Themeli, jo vetëm si hartues i projkteve por edhe njeri që ka ndjekur realizimin e punimeve, për projekte të hartuara nga ai vetë apo edhe nga inxhinjerë të huaj.

Mes veprave që mbajnë autorësinë e këtij mjeshtri mund të rendisim: – Pallatet e reja (sarajet) e Ali Pashës në Kalanë e Janinës (1808); Ndërtimi i Kalasë së Tepelenës; Pallatet e Ali Pashës në Kalanë e Tepelenës, (të shkatëruara më pas); Zgjerimi dhe restaurimi i plotë i Kalasë së Gjirokastrës në gjendjen që e shohim sot; Akuadukti i Gjirokastrës (i rënuar); Akuadukti i Bëncës që ruhet ende; Ndërtimi i Kullave në Janinë; pallatet (sarajet e pashait) në Kalanë e Prevzës; Sarajet e djemve të Ali Pashës, Myftarit dhe Veliut; Fortifikimi i Litharicës (1807); Muret dhe kullat fortifikuese të Kalalase se Prevzës (1798), zgjerimi dhe fuqizimi i tyre më (1807); Ura e Vjosës në Tepelënë (1805); Ndërtimet brenda Kalasë së Tepelenës, hanet, stallat e kuajve, Shatërvani dhe Hamamet të shkatëruara më 1923; Ndërtime fortifikuese të Kalase së Janinës, Ndërtimi i Kjoskut (sallat e pritjes mbreërore; (1801) dhe shatërvanet brenda sallave të pritjes në pallatet e Aliut në Janinë; një numur urash mbi lumin e Vjosës dhe Drinosit, apo të tjera në degazime të lumejve dhe përrejve në zona të thella urbane të pashallëkut; Fortesa dhe kullat e Litharicës; Fortifikime dhe kulla në rrethimin e Sulit (Tetor 1803), etj.

* * *

INXHINJERË TË HUAJ

NË PASHALLËKUN E JANINËS

Por, nën politikat e tij stimuluese, për zhvillimin, fuqizimin dhe urbanizmin e vazhdueshëm të pashallëkut të tij, Ali Pasha ftoi dhe mirëpriti në oborin e tij edhe një numur të madh inxhinjerësh, arkitektësh, xhenjerësh ushtarakë dhe ndërtuesish të huaj, të ofronin kontributin dhe mjeshtarinë e tyre në ngritjen e veprave të ndryshme për interesat e pashallëkut.

Pjesa me e madhe e punimeve të kryera nga këta inxhinjerë dhe arkitektë të huaj u krye nën kontrata të rregullta ligjore, mes dy subjekteve-palë në këto kontrata, të huajve dhe administratorëve të krahinave të Pashallëkut. Kuptohet që të gjitha punimet ishin të centralizuara dhe shpërblimet e tyre bëheshin me urdhër të vecantë të vetë tepelenasit.

Mes arkitektëve të huaj që dhanë kontributin e tyre në ndërtime me karakter urban apo ushtarak, si kulla, fortifikime, fortesa, etj., ishte britaniku Charles Robert Cockerell. Ai bëri disa projekte dhe skica për objeke të ndryshme të realizuara në pashallëkun e Janinës. Bashkë me to Cockrell, i kërkoi Ali Pashës ti pozonte për një tablo me ngjyra vaji. Me atë rast britaniku punoi Vezirin në ambjentet e sallonit të tij të pritjes, në një tablo që është mjaft e njohur dhe sot. Të gjitha skicat e punimeve të këtij arkitekti në vitin 1818 u ekspozuan në Sallën e Ekspoziave të Arkitkturës në “Somerset-House”, në Londër. Aty rreth vitit 1812 Kokerel së bashku me ndihmësat e tij projektoi rrugën që lidhte qytetin e Artës me Salahorën dhe Gjirin e Ambakisë, territore këto të pashallëkut të Janinës.

Në vitin 1806 dhe disa kohë më vonë, evidentohet fakti se në qytetin e Përmetit dhe në Kalanë e tij vazhdonin punimet për përfundimin e plotë të objekteve. Brenda rrethimit të mureve të kësaj kalaje u realizua edhe një saraj (= pallat) i Ali Pashës. Drejtuesi dhe përgjegjësi për punimet dhe ndërtim e këtyre dy objekteve, deri në përfundimet e tyre, ishte një inxhinjer katolik Italian, i cili ishte konvertuar në musliman dhe kishte marë emrin Molla Sulejmani.

Një ndër inxhinjrët e huaj, që dha kontributin e tij në ndërtimin e disa objekteve me karakter ushtarak ishte edhe koloneli francez, Guillaume de Vaudoncourt. Sikundër njofton historiani grek, Sp. Aravantino si dhe ai francez Remerand, ushtaraku, inxhinjeri dhe xhenjeri Vaudoncourt, me porosi të Ali Pashës projektoi dhe drejtoi punimet në rrethimin e dytë të Kalasë së Prevezës, si dhe punime të tjera fortifikuese në kalanë e Janinës. Në vitin 1807 po ky inxhinjer, projektoi dhe drejtoi punimet për ndërtimin e hendekëve rrethues të Kalasë së Janinës dhe të Kalasë në Litharica.

Një tjetër punim që mban firmën e Guillaume de Vaudoncourt është fortesa e Pandokratit, e cila në përfundim kshte të gjitha parametrat e fortifikimeve moderne, për të përballuar cdo lloj goditje edhe ato të artilierisë me kalibirin më të madh të kohës. Në përfundim të punimeve, Ali Pasha për të ruajtur sekretin e objekteve me karakter ushtarak, të ndëruar nga ky inxhinjer i huaj, i kishte marë atij të gjitha projektet e objekteve që ai kishte realizuar në pashallëkun e tij. Fortesa pesë këndore e Pandokratorit, që ndodhet në perëndim të qytetit të Prevezës, ruhet edhe sot në një gjendje mjaft të mire, si një objekt mjaft atraktiv.

Në fundin e dekatës së parë të shekullit të XIX shfaqet në territoret e pashallëkut të Janinës edhe (1809-1812) arkitekti gjerman B. B. Picheman, i cili kishte shërbyer si ushtarak në forcat franceze dhe ato ruse. Edhe ky arkitekt u thir për shërbime të ndryshme inxhinjerike dhe ndërtimi në pashallëk nga Ali Pasha.

Në vitin 1810, gjatë kohës territoret kontinentale të Greqisë ishin në zotërimet e Ali Pashës, anglezët dërguan në pashallëkun e Janiës një grup inxhinjerësh për të studjuar mundësinë e hapjes së rripit bashkues që lidhte Peloponezin me pjesën kontinentale greke. Ky ishte misioni i parë dëguar në këto anë nga europianët për të parë mundësinë e hapjes së Kanalit të Korinthit, i cili bë realitet dekada më vonë.

Në vitin 1810, Ali Pasha mobilizoi disa mjeshtra dhe inxhinjerë të pashallëkut për të studjuar dhe filluar punimet për bonifikimin e kënetës së “Shtrivinës”, në fushën e Artës. Vetë Pukëvili, i cili i kishte parë nga afër këto punime, i kishte konsideruar ato një ndërmarje të parealizueshme, gati, gati një aventurë. Në fakt bonifikimi i kënetës në fushën e Artës u krye me sukses. Madje ajo konsiderohet një nga veprat me vlera shumëdimensionale që i dha impulse zhvllimit bujqësor në këto anë dhe ngriti në mënyrë të ndjeshme produktin e kulturave bujqësore në këto anë. Edhe sot operacionet e bonifikimit dhe dranazhimit të punuara ato kohë, vazhdojnë të funksionojnë normalisht. Inxhinjeri zbatues i projekteve në këtë ndërmarje të madhe inxhinjerike i realizoi, Italiani, Inciostro.

Në fund të dekadës së parë të shekullit të XIX, vjen dhe vendoset në Jannë për të qëndruar për një kohë të gjatë arkitekti i njohur austriak me emrin Freyëald, zyrat e të cilit ishin në Vjenë. Ai mbriti në pashallëk mbas kërkesës të dërguar nga vetë Ali Pasha. Dokumentet flasin për shpërblimet në të holla që ai ka marë në Janinë gjatë viteve 1816-1820, për punët e kryera, por ne nuk arijmë të mësojmë se cfarë punime ka kryer ky arkitetekt i njohur në këto anë. Vallë, Ali Pasha i kishte besuar punë të tilla për të cilat duhej të ruhej konfidencialiteti për vetë karakterin e tyre? Këtë gjë hë për hë nuk e dimë.

Në vitin 1814 vjen në Janinë një tjetër arkitekt. Është fjala për inxhinjerin e ndërtimit, italianin Don Santo di Montleone, nga Palermua i Sicilisë. Pikërsht, këtë vit inxinjerit Italian i jepet si objekt të ndërtojë një fortesë e vogël në afërsi të fshatit Aja, pranë Pargës, në Çamëri. Në zbatimin e projektit të këtij fortifikimi dukej se ishin bërë gabime, pasi nga një document I vitit 1816 mesojmë se objekt rrezikohej të prishej.

Aty rreth vtit 1815 dokumnett bëjnë evident në qytetin e Janinës një tjetër inxhinjer ndërtimi italian. Është fjala për Caretton. Ai prezantohet shpësh nga dëshmitarët e atyre viteve si një Italian, napolitan, por në fakt të parët e inxhinjerit ishin me origjinë nga Bretanja e Francës. Këto vite ai punoi në disa objekte në qytetin e Përmetit, pallatet e Ali Pashës, banesa fisnikësh, dhe ndërtime fortifikuese. Aty nga viti 1816, Kareco u kap në mardhënie me një vajzë të re të fesë muslimane me emrin Gjylsum. Për një akt të tillë Ligji Osman, “Sherihati” dënonte me dekje autorët e këtij akti – “krimi”. Por, ndërsa e reja u ekzekutua, Karetua me urdhërin e Ali Pashës u dënua me burg. Por, mbas pak ai u lirua dhe u rikthye në krye të punëve ndërtimore, në pashallëk, por edhe si mjeshtër i artilerisë dhe i fortifikimeve mbrojtëse nga artileria.

Mbas vdekjes së Kryearkitektit, Petro Themeli, veziri i Janinës caktoi në vendin e tij, inxhinjerin francez Ibrahim Manzur Efendiun. Emri i vërtetë i tij ishte Samson Cerfbeer de Medelsheim, një hebre i konvertuar në musliman, që kshte shërbyer si komandant në repartet e husarëve, në ushtrinë franceze. Ai qëndroi për gati tetë vite në pashallëkun e Janinës. Ndër veprat e tij inxhinjerike njohim ndërtimin e fortesave bregdetare të Rio-Antirios, në ngushticën e Patrës-Greqi, të cilat qëndrojnë edhe sot si monumente të trashëgimisë me karakter ushtarak. Mbas përfundimit të punimeve të të dy fortesave, ai dorëzoi tek Ali Pasha projektet e veprave të realizuara, së bashku me harta topografike të territoreve ku ishin vendosur fortifikimit. Në vitin 1819, Ibrahim Manzuri u largua përfundimisht nga pashallëku, por ende për të nuk ka ndonjë studim hulumtues që do të na tregonte se cfarë objekte të tjera u realizuan në drejtimin e këtij inxhinjeri.

Charles James Napier ishte një inxhinjer ndërtimi britanik, që kryente detyrën e xhenjerit pranë trupave të ushtrinë britanike në Korfuz. Mbasi e kishte verifikuar me kujdes fgurën e tij, Ali Pasha e ftoi atë në Janinë për të kryer disa punë ndërtimore të një karakteri mjaft konfidencial. Mbasi dëgjoi me kujdes vizionet dhe idetë e Ali Pashës për llojet e punimve që ai kërkonte të kryente, Napier i dorëzoi Pashait, në fund të vitit 1819 një grup projektesh të cilat lidheshin me punime të një natyre secrete, që do ti shërbenin Ali Pashës si mjete dhe masa për të shpëtuar në rast rreziku. Ndër këto objekte ishin fortifikime të reja në kështjellën e Janinës, në territorin e IcKalsë, disa dalje të fshehta, etj. Aliu i pa projektet e punuara nga Napier, por i vlerësoi ato si mjaft të kushtueshme dhe u tërhoq nga realizimi i tyre. Në Korrik të vitit 1820 Napier u largua nga Pashallëku. Disa muaj më vonë, ndërsa Ali Pasha ishte i rrethuar prej ushtrive osmane në Kalanë e Janinës dhe vlerësoi kërcënimt dhe rreziqet në terrenin e luftimeve, i dërgoi Napirit të vinte pranë tij për të realizuar punimet aq të nevojëshme, duke i dërguar edhe një sasi prej 600 lira floriri.

Napier, që kishte analizuar dhe vlersuar tanimë pa rrugëdalje rrethimn dhe situatën rreth pashait të Janinës, i ktheu 600 lirat dhe me keqardhje e njoftoi se “e kishte të pamundur të ndërmerte operacionin e realizimit të objekteve…”

Muaj më vonë, më 24 Janar të viti 1922, forcat osmane që mbanin të rrethuar kështjellën e Janinës, Ali Pashën, aritën ta vr asin në ishillin e Janinës dhe të shuajnë rrezistencën e shqiptare kundër Persndorisë turke.

error: Content is protected !!