LUNGA – nga Ledjan Zeqollari
Në librin “Revue de cavalerie” i cili tregon operacionet e “Regjimentit të Spahinjëve” kundër austro-hungarezëve gjatë periudhës 18 gusht -22 tetor 1917, në faqen 517 të tij gjendet një hartë që tregon gjithë zonën operacionale të luftimeve në Mokër.
Në hartë ka një detaj mjaft interesant. Fshati Llëngë është shënuar me emërtimin e vjetër “Lunga”, të cilin e ka pasur që prej kohës kur në të kalonte degëzimi i rrugës romake Egnatia dhe kur ishte një qytet antik. Faktin e një zone të populluar dhe me rëndësi, e cila shtrihej përgjatë rrugës së vjetër, e vërteton edhe toponima perreth ku haset fjala “qytet”.
Libri është publikuar në Paris në vitin 1923.
Arkivi i Bibliotekës Kombëtare të Francës./Naishtedikur.com/