Skip to content
Menu
Monitori
  • Home
  • Art
  • Histori
  • Kulture
  • Personalitete
  • Sport
  • Thenie
  • Kuriozitete
Monitori

Matija Murko, etnologu slloven që dokumentoi muzikën shqiptare

Posted on January 18, 2022 by Monitor

Një punë kërkimore me vlerë për etnologjinë shqiptare mbi interpretuesit dhe muzikantët shqiptarë të Kosovës e realizuar në fillim të shekullit nga etnologu i njohur slloven Matija Murko, i cili shëtiti këtë pjesë të trojeve shqiptare në vitet ’30 të shekullit të kaluar, është publikuar së fundmi.

Përmes fotografive ai ka dokumentuar grupimet artistike, interpretuesit, këngetarët e asaj kohe, etj.

Matija Murko konsiderohet si një ndër studiuesit më të mëdhenj slloven të shekullit të kaluar.

Në vitet ’30 Murko sëbashku me gruan e tij shëtisin pothuajse të gjithë ish-Jugosllavinë e dikurshme. Si një studiues i eposit, këngës, traditës dhe etnologjisë ai vizitoi edhe Kosovën duke dokumentuar përmes fotografive personat që njiheshin për interpretimet e këngëve epike, por edhe ansambleve të para.

Në një nga fotot është edhe Ymer Riza, legjenda e muzikës tradicionale shqiptare./Diaspora Shqiptare/

©2022 Monitori | Powered by WordPress & Superb Themes