Festa kombëtare e shqiptarëve, që kremtohet çdo vit kudo jetojnë e punojnë shqiptarët në pothuajse të gjithe vendet e botes.
Por kjo datë e ka pikënisjen shpejt në histori dhe pikërisht në Krujë ku më 28 nëntor 1443 i madhi Gjergj Kastriot Skënderbeu ngriti flamurin kombëtar në kalanë e Krujës. Ndërkaq 469 vjet më vonë, më 28 nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë dhe shpalli pavarësinë e Shqipërisë. Kjo ditë shënon pavarësinë e kombit shqiptar.
Më 28 nëntor 1912 në orën 14:00 u hap Kuvendi i Vlorës me 37 delegatë nga e gjithë Shqipëria. Kryetari i tij u zgjodh Ismail Qemali, i cili deklaroi se shpëtimi i vetëm i Shqipërisë është shpallja e pavarësisë, krijimi i qeverisë, zgjedhja e pleqësisë që do ta kontrollonte atë dhe dërgimi i një komisioni për të mbrojtur çështjen shqiptare para Fuqive të Mëdha.
Më 28 nëntor 1793 në Shkodër, Lezhë dhe në rrethinat e tyre nisi kryengritja kundër ushtrive osmane. Me humbje të mëdha pashai turk mundi të çante rrethimin, por në Lezhë pësoi god itje dhe humbje të reja, qe e detyruan te tërhiqet për në Manastir.