Nga Naim Palushi
“Mësuese e Merituar”, zonja Persefoni Musa.
Ikonë e arsimit në Kukës.
Me origjinë nga Konica, e rritun në Leskovik, u shkollue në Institutin Shqiptaro-Amerikan të Kavajës. Kreu kursin njivjeçar të Normales së Elbasanit dhe u diplomue si mësuese e fillores.
Punoi si mësuese në Krumë, Ballsh, Prizren, Peshkopi e ma s’shumti në Kukës.
Bashkë me të shoqin, Muharrem Musën, bir i nji familje patriotike nga Dibra e Madhe, kanë dhanë nji kontribut t’jashtzakonshëm për arsimin në rrethin e Kukësit.
Foto e ‘60, me nxanës të shkollës “Bajram Curri” të qytetit Kukës./Naishtedikur.com/