Categories
Histori Personalitete

Ndahet nga jeta në moshën 89-vjeçare Dom Gjergj Simoni

Dom Gjergj Simoni, u nda sot nga jeta në moshën 89-vjeçare.

Simoni u lind në 8 dhjetor të vitit 1933 në qytetin e Shkodrës në një familje me origjinë qytetare. Ai ishte ndër meshtarët e parë që u shugurua nga Vatikani.

Në mesin e viteve ’60-të, Gjergj Simoni vazhdonte të punonte si punëtor në Hidrocentralin e Vaut të Dejës. Simoni kishte pasion edhe letërsinë, ku ndër poezitë ma të spikatura që ka shkruar kundër regjimit në fuqi, ishin ato “Letër Luciferrit” dhe “Mëngjeze në Shkodër”.

Aty nga viti 1967 kur regjimi komunist i Enver Hoxhës nisi fushatën për mbylljen e kishave dhe xhamive e prishjen e objekteve të kultit, një nga qytetet që e ndjeu më tepër atë gjë, ishte qyteti i Shkodrës ku ishte përqendruar edhe qendra e Klerit katolik të Shqipërisë. Duke e parandjerë atë dhu në masive që po përgatitej të niste ndaj fesë, Gjergj Simoni, mendoi që të bënte diçka për të shpëtuar ç’të mundte nga librat, objektet, sendet dhe dokumentet më me vlerë të Arqipeshkvisë së Shkodrës.

Ai mori dhe fshehu në shtëpinë e tij librat, dokumentet, e disa objekte me vlerë te Arqipeshkvisë së Shkodrës.

Pas gjyqit trupi gjykues e dënoi me dhjetë vjet burg. Dom Gjergj Simoni, i vuajti plot 9 vjet e 19 ditë në kampet e Ballshit, Qafë Barit e Spacit, për faktin e vetëm se deshi të ruante objektet e dokumentet me vlerë të Arqipeshkvisë së Shkodrës.

Gjergj Simoni në vitin 1991 u shugurua si i pari meshtar prej Selisë së Shenjtë dhe filloi shërbesat në disa famulli. Ai është autor i disa librave të ndryshëm me tematikë fetare dhe jo vetëm./atsh/KultPlus/

error: Content is protected !!