Skip to content
Menu
Monitori
  • Home
  • Art
  • Histori
  • Kulture
  • Personalitete
  • Sport
  • Thenie
  • Kuriozitete
Monitori

Nga jeta e Tiranës – 1932 – “Marcella”

Posted on January 19, 2022 by Monitor

Nga jeta e Tiranës – 1932 – “Marcella” – Marrë nga Faqja Tirona

Është, po thuaj një nga vajzat më të dashura të Tiranës – dhe me fame të mire. S’ka asnjë dyshim se ajo njihet në Tiranë jo vetëm prej botës zyrtare e elitës por edhe prej ç’do njeriu q’është kurioz të se ç’ngjan në Tiranë. Nga kjo pikpamje Marcella, kamariere modeste e Kursalit është një personalitet aq sa është bije fjala edhe Z. Omer Fortuzi.

Marcella vajzë e fjeshtë, e natyrëshme, pa gjeste e pa demarshe, me një ëmbëlsi që burimin e ka në zemër, është një kënaqësi për klientët e Kursalit. E n’është se Kursali është vendi më I mbushur tani në verë, kjo nuk vjen vetëm nga pozita që ka si qëndër të freskët, por pa dyshim edhe nga shërbimi I kujdesëshëm dhe I shkathët I Marcellës.

Marcella vete e vjen dhe e sjell rrotull tërë atë kopësht të Kursalit me aq shpejti të gjallë e me një hir po m’atë kohë femnore e fëminore, sa që të bën të kesh gëzimin që ndjen njeriu përpara aktivitetit të një dallëndysheje që s’lodhet së shpuri diçka në çerdhen e saj për ti gëzuar zogjt…
Po merita më e madhe e Marcellës qëndron ngjetk: ajo është treguar e dobishme këtu në Tiranë si një mësim praktik e si një shëmbëllë e gjallë: u ka provuar njerëzve me mentalitet të ngushtë se një vajzë e huaj e pa njeri mund të jetë po n’atë kohë një kamariere dhe vajzë independente. Dhe Marcella është e kënaqur dhe krenare nga simpatia që sheh.

Po nga një here edhe mërzitet: ka aqë njerës skeptikë në Tiranë e që s’mund të jenë korektë!… Në një nga çastet e lodhjes dhe mërzitjes së saj, Marcella më tha një ditë:
-Ne vajzat që detyrohemi të punojmë për të jetuar, jemi si një barkë në mes të detit, të cilën valet e egra dhe të shkumëzuara përpiqen ta shpien nga të duan…Dhe barka po ti kundërshtojë valet e detit ka frikë se mund të shkojë në fund të detit…

-Jo, Marcella, i u përgjegja: valet e egra nuk e mbysin gjithnjë barkën po të jetë e forte e me suplesë: përkundrazi, e ndihmojnë, tërthurazi, që të dale në token e sigurtë… Non e vero?
Mu përgjegj e kënaqur:

– Si!.. Ha molto ragione, lei .. sa?
Dhe iku me tepsinë në dorë, për të shërbyer ndonjë klient që priste ndofta birrë të ftohët….

——–
Në ato vite ju thurën edhe vargje:

“Marcella bella
ardhun pri Bari
tu sei la stella
prish men’jen e çdo beqari

çdo çun i ri kur hy n’lokal
o vajz e bukun nji t’puthun m’fal”

*Shkëputun nga Revista Minerva 1932
*Autori: Narsis Vana
*Ky shkrim osht ekskluziv për faqen Tirona dhe miqt
*Nuk i lejohet ri-publikimi në asnjilloj mënyre: E. Bermema, E. Xega/Tirona.info

©2022 Monitori | Powered by WordPress & Superb Themes