Skip to content
Menu
Monitori
  • Home
  • Art
  • Histori
  • Kulture
  • Personalitete
  • Sport
  • Thenie
  • Kuriozitete
Monitori

Një përshkrim i rrallë shqiptarëve të 1308-ës, nga një misionar dominikan

Posted on February 14, 2022 by Monitor

Shqipëria ka një shtrirje disi të madhe në rajon. Ajo ka banorë vërtetë luftëdashës, pasi ata janë harkëtarë dhe heshtarë të shkëlqyer. Mbretëria në fjalë e Shqipërisë tani nuk ka mbret, vendi është i ndarë mes pronarëve të tokave, që e sundojnë vetë dhe nuk i nënshtrohen askujt tjetër.

Qentë këtu janë shumë të mëdhenj dhe janë kaq të egër, saqë vrasin si luanë. Siç e përmend Plini, shqiptarët i dërguan një qen të tillë Aleksandrit të Madh, një qen i cili bënte kërdinë mes luanëve, elefantëve dhe demave në stadium

I ashtuquajturi ‘Anonymi Descriptio Europae Orientalis’ (Përshkrim Anonim i Europës Lindore) (1) është një tekst latin mesjetar i vitit 1308, që përmban një vëzhgim të tokave të Europës Lindore, sidomos vendeve të Ballkanit. Autori anonim i tij mendohet të ketë qenë një klerik francez, apo i arsimuar në gjuhën frënge, me shumë gjasë i Urdhërit Dominikan, i cili ishte dërguar nga Kisha në Serbi, aty ku kishte përftuar pjesën më të madhe të informacionit në lidhje me Ballkanin./Diaspora Shqiptare/

©2022 Monitori | Powered by WordPress & Superb Themes