Bëhet fjalë për veprën e piktorit francez J. Huoel, e realizuar në vitin 1782 dhe mendohet të jetë ndër të parat foto që riprodhojnë veshjet e grave të një vendi arbëresh, siç ishte Palazzo Adriano në Sicili.
Thuhet se ai bëri një përzierje të bojërave të ujit me qymyr druri dhe krijoi gjallërinë e veshjeve përfaqësues të këtij komuniteti.
Kostumet janë një “status simbol” i ambientit shoqëror, ato i bashkojnë dhe i barazojnë njerëzit. Kukullat, modele në miniaturë, dëshmojnë kulturën arbëreshe. Veshja e gruas ka paraqitur në historinë e popullit tonë një element të krenarisë gjatë momenteve më të errëta të historisë.
Funksionet që bartin këto veshje arbëreshe janë të ndryshme dhe tregojnë rendin shoqëror, moshën, klasën, punën, zinë, përfaqësimin e besimit fetar si dhe faktin që një person është beqar apo i martuar./Diaspora Shqiptare