“Pogradeci” 1940 – nga Ledjan Zeqollari
Pamje e Pogradecit e publikuar në revistën “DRINI”, një buletin mujor i turizmit shqiptar i cili u krijua nga italiani Francesco Tagliarini në vitin 1940.
Tagliarini ishte funksionar i Ministrisë së Kulturës dhe konsulent për turizmin në Shqipëri gjatë periudhës së pushtimit italian. Revista “Drini”, e cila në Shqipëri botohej nën drejtimin e Demir Alizotit dhe kryeredaktorit Skënder Shkupi, arriti një tirazh prej rreth 27 mijë kopje në gjuhën shqipe dhe 29 mijë kopje në gjuhën italiane.
Përveç shteteve të Europës ajo publikohej në Amerikë si dhe në disa vende të Azisë. Fotoja e mëposhtme është marrë nga një artikull i cili flet për vlerat turistike të Shën Naumit dhe Pogradecit në vitet 1940./Naishtedikur.com/