Categories
Histori Kulture Personalitete

Pse Lasgush Poradeci nuk shkroi asnjë poezi për Enver Hoxhën

Pse Lasgush Poradeci nuk shkroi asnjë poezi për Enver Hoxhën e të tjerët po? – Nga Sulejman Mehazi

Disa shkrimtarë e poetë mundohen t’i arsyetojnë, të cilët, gjatë diktaturës staniliste e komuniste i kanë kushtur poezi Enver Hoxhës e Titos. Pse nuk jeni të sinqertë ju të Shqipërisë të thoni, se, me të vërtetë shkrimtarët e kësaj periudhe komuniste aq e kanë përkrahur e dashur me shpirt Enver Hoxhën saqë i kanë kushtuar poezi.

Mos harrojmë se gjatë kesaj periudhe enveriste ka jetuar dhe poeti më i madh shqiptar, Lasgush Piradeci, Jo një poezi, po një varg e një iniciale poetike nuk ka shkruar për Enver Hoxhën, pse nuk ka shkruar? Për shkak se nuk e ka dashur kurrë Lasgushi Enver Hoxhën. Poezia e ka kuptimin e dashurise e dashuria e ka kuptimin e shpirtit e shpirti i këtyre poetëve ka qenë Enver Hoxha.

Shembull tjetër kemi poetin e talentuar e të mirënjohur tetovar Abdylazis Islamin, i cili jetoi gjatë gjithë periudhës komuniste titiste, prej gjithë dyzet veprave poetike e prozaike jo një varg, po as gjatë bisedave me shokë e miq nuk i ka bërë elozhe poetike e gojore Titos.

Bile të ndjerin poet Abdylazis Islamin kur e pyetnim, se, pse asnjë varg nuk keni shkruar për Titon sikurse poetët tjerë shqiptarë që i kanë kushtuar dhjetëra poezi shokut Tito?, ai ngadalë e me zë të ulët përgjigjej: “Nuk kam shkruar për Titon se nuk ma ka dashur shpirti.

Sulejman Mehazi

Marrë nga muri i Marie Lasgush Poradeci

error: Content is protected !!