Categories
Histori

Shqipëria, si u pranua në Organizatën e Kombeve të Bashkuara

Rezoluta 109 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e miratuar në 14 dhjetor 1955, pasi u udhëzua nga Asambleja e Përgjithshme të shqyrtojë aplikimet për anëtarësim të Shqipërisë, Austrisë, Bullgarisë, Kamboxhia, Ceylon, Finlandë, Hungari, Irlandë, Itali, Jordani, Laos, etj. Rezoluta u miratua me tetë vota. Belgjika, Kina dhe Shtetet e Bashkuara abstenuan…

…Çështja e pranimit të Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara ka qenë një ndër problemet e rëndësishme të politikës së jashtme të shtetit shqiptar menjëherë pas përfundimit të Lu ftës së Dytë Botërore. Që në mars 1945 qeveria shqiptare e kohës kishte kërkuar pranë Fuqive të Mëdha, iniciatore të krijimit të OKB, që Shqipëria të konsiderohej si anëtare themeluese e kësaj organizate për hir të pjesëmarrjes së popullit shqiptar në lu ftën e madhe antifashiste, si pjesë e koalicionit të madh antifashist të popujve. Qeveria e SHBA duke njohur luf tën e pabarabartë dhe sakrificat e kontributin e popullit shqiptar në triumfin e kauzës së përbashkët, fitorja kundër fashizmit, i bënë të qartë qeverisë shqiptare se Fuqitë inisiatore të krijimit të kësaj organizate kishin rënë dakort të mos ftoheshin në konferencën e San Franciskos qeveritë që nuk ishin njohur akoma nga ato dhe me të cilat si pasojë nuk ishin vendosur marrëdhënie zyrtare, siç ishte rasti i qeverisë shqiptare.

Në vitin 1946 qeveria shqiptare kërkoi që vendi të pranohej në OKB në kuadrin e dispozitave të Kartës së Kombeve të Bashkuara. Komiteti i Pranimeve të Antarëve të Rinj kërkonte informacione shtesë për të shoqëruar aplikimin e qeverisë shqiptare, ndër të tjera mbi zgjidhjen e problemeve në marrëdhëniet me Greqinë, qëndrimin e qeverise komuniste në Tiranë ndaj vlershmërisë së traktateve dhe marrëveshjeve në fuqi të nënshkruara para 7 prillit 1939 midis Shqipërisë dhe shteteve anëtare të OKB, apo informacion zyrtar për zhvillimin e zgjedhjeve të 2 dhjetorit 1945 dhe rezultatin e tyre, etj. Përgjigjet e marra nga pala shqiptare në ato vite nuk kënaqnin të gjithë anëtarët e organizatës dhe kështu kërkesa e Shqipërisë për antarësim në OKB rrëzohej. Lidhur me traktatet e marrëveshjet e nënshkruara para 7 prillit 1939, qeveria shiptare pranonte diskutimin e vlershmërisë së tyre por pasi të ishin vendosur marrëdhëniet diplomatike me shtetet nënshkruese, qëndrim që nuk gjente dakordësi nga Fuqitë e Mëdha bazuar në të drejtën ndërkombëtare për këto raste.

Pas vetos së parë në gusht 1946, SHBA dhe Britania e Madhe, përdoren këtë veto edhe në vitin 1947 dhe 1949 duke akuzuar qeverinë komuniste të kohës se nuk respektonte të drejtat e njeriut në Shqiperi, se kishte ndërhyrë në lu ftën civ ile në Greqi duke pritur refugjatë grekë etj. Situatën e rëndoi edhe Incidenti i Kanalit të Korfuzit, apo prishja e marrëdhënieve me Jugosllavine e Titos 1948, e cila e kishte mbështetur në fillim kërkesën e Shqipërisë. Qeveria shqiptare e përsëriti përsëri kërkesën e saj për pranim në OKB edhe në vitin 1948, në vitin 1952 dhe në vitin 1954. Në këtë të fundit, MPJ Behar Shtylla që ishte edhe Observator Permanent i Shqipërisë pranë OKB, ndër të tjera shprehej se qeveria shqiptare pranonte pa asnjë rezervë të gjitha detyrimet që rridhnin nga Karta e OKB dhe se ishte e gatshme ti plotësonte ato. Kërkesa përfundonte me deklaratën se…” vendimi për pranimin e Shqipërisë në OKB do të ishte në pajtim të plotë me parimet e larta të Kartës dhe me vullnetin e popujve që Kombet e Bashkuara të jenë një qendër ndërkombëtare ku te bashkohen dhe të bashkëpunojnë të gjitha shtetet e lira dhe sovrane, pavarësisht nga sistemet e tyre politike e shoqërore.” (V.1954, D.195).

Tashmë shteti shqiptar kishte zgjeruar numrin e shteteve me të cilat kishte vendosur marrëdhënie diplomatike, ishte forcuar miqësia me Bashkimin Sovjetik, anëtar i Këshillit të Sigurimit, i cili mbështeste fuqishëm kërkesën e qeverise shqiptare si anëtare e Bllokut Lindor, po bëheshin përpjekie për normalizimin e marrëdhënieve me Greqinë, Shqipëria ishte bërë pjesë në disa konventa ndërkombëtare apo organizata ndërkombëtare, ndër to edhe në organizata të specializuara të OKB si UNRRA etj.
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në mbledhjen e saj plenare të mbajtur me 14 dhjetor 1955, duke vepruar në bazë të rekomandimit të Këshillit të Sigurimit, mori në shqyrtim kërkesën e Shqipërisë dhe vendosi ta pranonte atë si anëtare të Kombeve të Bashkuara së bashku me 15 shtete të tjera. Ky zgjerim i organizatës me 16 anëtarë të rinj ishte një hap i rëndësishëm drejt zbatimit të parimit të universalitetit të OKB, forconte autoritetin e saj dhe kontribuonte në zgjerimin e bashkëpunimit ndërkombëtar.

Me 15 dhjetor u njioftua zyrtarisht qeveria shqiptare për vendimin e Asamblesë së Përgjithshme dhe tre ditë më vonë qeveria shqiptare njoftoi për caktimin e delegacionit të saj zyrtar në sesionin e dhjetë të Asamblesë së Përgjithshme.

Që nga ajo kohë Shqipëria ka gëzuar pa ndërprerje statusin e shtetit anëtar të Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe ka dhënë kontribut të vazhdueshem në të mirë të paqes, mirëkuptimit dhe zgjidhjes së problemeve ndërkombëtare me mjete paqësore./Fjala.al/

error: Content is protected !!