Shqiptarët dhe aristokratja Lady Mary – nga Ledjan Zeqollari
Në librin “Letters of the Right Honourable Lady Mary Wortley Montague” të shkrimtares britanike Mary Wortley Montagu (1689- 1762) i cili përmban kujtime gjatë udhëtimit të saj në Europë, Azi dhe Afrikë, në faqen 104 të tij shkruhet:
“…nga të gjitha krahinat që kam parë, arnauti më është dukur më i veçanti. Ata janë këmbësorë; kemi pasur një roje prej tyre, të ndërruar në çdo qytet të konsiderueshëm që kemi kaluar: të gjithë ata vishen e armatosen me shpenzimet e tyre, përgjithësisht djem të rinj e të fuqishëm, veshur në fustanella të pastra, që mbajnë armë me një gjatësi të jashtëzakonshme, duke vrapuar me to ngarkuar mbi shpatulla aq sa duket se ata nuk e ndjejnë fare peshën e tyre, i pari ndër ta duke kënduar një lloj melodie të vrazhdë – jo të pakëndshme – dhe pjesa tjetër duke e ndjekur në kor. Këta njerëz, që jetojnë mes të krishterëve dhe muslimanëve dhe që nuk shquhen për zënka.”
Letra mban shënimin “Adrianopojë, 1 prill 1717.” Arkivi i Bibliotekës Kombëtare të Holandës sipas origjinalit të Bibliotekës së Universitetit të Utrehtit.
Figura e parë “Portreti i Mary Wortley Montagu” nga piktori francez Achille Deveria, vitet 1830. Ndërsa figura e dytë titullohet “Albanian chief” (Prijësi shqiptar) edhe kjo nga i njëjti piktor, viti 1825./Naishtedikur.com/