Një bashkësi shqiptare brenda principatave danubiane u shënua për të parën herë në Vllahi, gjatë sundimit të princ Mihalit II, ku në një raport të hartuar nga autoritetet habsburgase në Transilvani veçohen se rreth 15,000 shqiptarë janë lejuar të kalojnë në veri të Danubit në vitin 1595. Këlineshti (rum. Călinești, një fshat, sot i vendosur në Komunën e Floreshtit të Qarkut të Prahovës) ishte një nga vendet ku u vendosën, siç dëshmohët në një dokument të nxjerrë nga Simion Movilă, i cili konfirmoj të drejtën e tyre të të jetuarit në atë fshtat. Prania e shqiptarëve në Bukuresht u dëshmua të parën herë rreth vitit 1628. Në Moldavi një shqiptar, Vasile Lupu, u bë princ në vitin 1634.
Gazeta Sqipetari (rumunisht: Albanezul), e botuar nga bashkësia shqiptare (viti 1889)
Libër shkollor shqip, i shtypur në Bukuresht (viti 1887)
Bashkësia shqiptare u forcua gjatë fanariotëve, kur mërgimtarë të shumtë hapën biznese në një numër të madh të qyteteve, dhe u punësuan si truproja të princave dhe bojarëve vllahë. Këto mërgimtarë kryesisht u shënuan me emërtimet arbănași (ngjajshëm me emërtimin arvanit) dhe arnăuți (të huazuar nga turqishtja arnaut). Në vitin 1820, një studim tregoi se ishin 90 tregtarë nga qyteti rumelian Arnaut Kioj ishin të vendosur në kreqytetin e Vllahisë, shumica e të cilëve ndoshta ishin shqiptarë ose vllehë.

Midis grupeve të reja të mërgimtarëve nga pjesë të ndryshme të Ballkanit që arritën në Rumani ishin familjet e poetëve Viktor Eftimiu dhe Lasgush Poradeci. Në atë kohë, lëvizja për pavarësi arriti kulmin, dhe për një kohë të shkurtër në vitin 1905, ishte e përqendruar në veprimtarinë e Albert Gjikës. Një shkollë shqipe u hap në vitin 1905 në qytetin e Konstancës, e një ndër nxënësit ishte poeti Aleksandër Stavre Drenova.Në vitin 1912, në një takim të udhëhequr nga Ismail Qemali në Bukuresht, ku morri pjesë edhe Drenova, u miratua rezoluta e parë në lidhje me pavarësimin e Shqipërisë.
Në vitin 1893, bashkësia shqiptare në Rumani numëronte rreth 30,000 anëtar. Në vitin 1920, rreth 20,000 shqiptarë jetonin në Bukuresht. Një valë e re e mërgimtarëve shqiptarë, shumë nga ta myslimanë nga Jugosllavia, erdhi në prag të Luftës së Parë Botërore. Në vitin 1921, përkthimi i parë në shqip i Kuranit, librit të shenjtë të myslimanëve, u përfundua nga Ilo Mitkë Qafëzëzi dhe u botua në qytetin e Ploieshtit.Shumë shqiptarë u vendosën në Transilvani, ku kryesisht hapën ëmbëltore
Bashkësia shqiptre ishte e shtypur gjatë regjimit komunist në Rumani, duke filluar nga viti 1953, kur shoqatat kulturore shqiptare u mbyllën. Të drejtat e shqiptarëve i’u rikthyen pas Revolucionit rumun të vitit 1989, por numri i njerëzve që deklaroheshin shqiptarë ka rënë ndjeshëm mes viteve 1920 dhe 2002. Tradicionalisht, anëtarët e bashkësisë shqiptare janë përfshirë në kategorinë “të tjerët” gjatë censuseve.
Bashkësia shqiptare fitoi një vend në Dhomën e Deputetëve në vitin 1996, kur Unioni Kulturor i Shqiptarëve (rum. Uniunea Culturală a Albanezilor din România) u fut në Parlamentin rumun. Në vitin 2000, vendin e bashkësisë shqiptare e morri Lidhja e shqiptarëve të Rumanisë (rum. Asociatia Liga Albanezilor din Romania)./Naishtedikur.info