Skip to content
Menu
Monitori
  • Home
  • Art
  • Histori
  • Kulture
  • Personalitete
  • Sport
  • Thenie
  • Kuriozitete
Monitori

Shqiptarët e Moresë – nga Ledjan Zeqollari

Posted on January 16, 2022January 17, 2022 by Monitor

Shqiptarët e Moresë – nga Ledjan Zeqollari

Në librin “Moeurs, usages, costumes des Othomans : et abrégé de leur histoire” të arkitektit francez Antoine-Laurent Castellan (1772–1838) i cili është publikuar në Paris në vitin 1812, në faqet 105-106, autori flet për shqiptarët e Moresë. Ndër të tjera ai shkruan:

“Shqiptarët me kënaqësi lënë vendin e tyre për të shkuar të jetojnë në vende të tjera dhe atje përpiqen të ndërtojnë të ardhmen. I shohim në të gjitha brigjet e Mesdheut dhe Adriatikut, në disa ishuj, madje edhe në brigjet lindore të Italisë. Veshja e tyre është shumë e larmishme.

Ajo që ne ofrojmë në figurën bashkëngjitur (*autori këtu e ka fjalën për figurën e mëposhtme) është vizatuar në More dhe mund të përcaktojmë edhe saktësinë e saj; sepse patëm vizatuar veçmas pjesët e ndryshme të veshjes, e cila është shumë piktoreske dhe mbi të gjitha ofron ngjashmëri me kostumin e lashtë.”

Sipas arkivit të Bibliotekës së Universitetit Brigham Young që ndodhet në Provo të Jutas, SHBA./Naishtedikur.com/

©2022 Monitori | Powered by WordPress & Superb Themes