Shqiptarët gjatë Luftës së Krimesë – nga Ledjan Zeqollari
Litografi e cila tregon dy shqiptarë gjatë rrethimit të Silistrias, qytet i cili sot ndodhet në Bullgari, në vitin 1854. Shqiptarët të cilët ishin pjesë e ushtrisë osmane nën drejtimin e Omer Pashës, luftuan përreth një muaj (maj-qershor) në vitin 1854, kundër forcave ruse të cilat ishin nën drejtimin e Ivan Paskevich.
Pamja është marrë sipas një fotoje të bërë gjatë rrethimit dhe mban autorsinë e fotografit rumun Carol Szathmari (1812-1887). Szathmari ka qenë një nga fotografët më të famshëm të kohës dhe konsiderohet si fotografi i parë i luftës në botë.
Ai ka shkrepur mjaft fotografi nga fronti i Luftës së Krimesë në vitet 1850.
Litografia u publikua në Paris në vitin 1855 nga artisti austriak Leopold Muller./Naishtedikur.com/