Shqiptarët në Vjenë – nga Ledjan Zeqollari
Fotoja është realizuar në prill të vitit 1917 kur një delegacion shqiptar i përbërë prej 34 delegatësh, kryesisht mbështetës të Austro-Hungarisë, vizituan Vjenën.
Në kyre të tyre ishte Dom Nikollë Kaçorri ish nënkryetar i Qeverisë së Vlorës, Gjergj Pekmezi konsull i Shqipërisë si dhe Kolë Rrota profesor në Katedrën e Gjuhës Shqipe. Pjesë e delegacioni ishin edhe Hasan Prishtina, Ahmet Zogu, Sami Vrioni, Sali Mani etj.
Qëllimi i vizitës së këtij delegacioni ishte nderimi i perandorit të ri Karl, si dhe kryerja e homazheve tek varri i perandorit Franz Josef. Fotoja tregon pikërisht momentin e mbërritjes së shqiptarëve në kryeqytetin austriak.
Arkivi i Shtetit në Austri.