Lajmi për vdekjen e poetit kombëtar At Gjergj Fishta më 30 dhjetor 1940, u raportua të nesërmen (31 dhjetor 1940) edhe në Itali nga gazeta “Corriere della Sera”:
Ja çfarë shkruante gazeta italiane për ikjen e poetit të madh:
“Vdekja e Gjergj Fishtës, poetit kombëtar shqiptar Romë 30 dhjetor.
Mbërriti nga Shkodra lajmi se aty pas një ataku kardiak vdiq sot në mëngjes At Gjergj Fishta, i Urdhrit të Fretërve minori, një akademik i Italisë dhe studiues i shquar shqiptar.
Fishta, i lindur në afërsi të Shkodrës më 1871 ishte poeti i madh kombëtar shqiptar. Pas hyrjes në Urdhrin Franceskan, kreu studimet kishtare në Bosnje dhe u kthye në vendlindje pasi mori urdhrat e priftërinjve.
Në Shkodër themeloi shkollën françeskane dhe filloi botimin e periodikut Hylli i Dritës. Janë të shumta botimet kulturore e letrare, të cilave Ati u dha jetë dhe zhvillim.
Poemat, kompozimet dramatike dhe shkrimet e tij që u shkruan që në fillim në mënyrë të tillë që t’i jepnin shtysë zgjimit të ndërgjegjes kombëtare shqiptare. Si drejtor i shkollave publike të Françeskanëve në Shkodër, ai futi në to mësimin e gjuhës kombëtare në vitin 1902, kur ishte rreptësisht e ndaluar nga qeveria osmane. Kur, pas dhënies së kushtetutës turke në korrik 1908, shqiptarët, të cilët kishin luajtur një rol të rëndësishëm në atë revolucion, donin të mblidhnin forcat e tyre intelektuale dhe t’i gruponin në një mirëkuptim të përbashkët vështirësia e parë që duhej kapërcyer ishte arritja e unifikimit të alfabetit. At Fishta mori pjesë në kongresin shqiptar me qëllim që të miratonte një alfabet të unifikuar për Shqipërinë Pasi u bë një nga eksponentët kryesorë të Rilindjes Shqiptare ai mori pjesë në Konferencën e Paqes në Paris dhe më pas u emërua zëvendës e më pas kryetar i Dhomës.
Mik i sinqertë i Italisë, dhe në shenjë mirënjohje për meritat ndaj Kombit të tij dhe për vlerën e publikimeve të tij majin e kaluar u ftua që të bëhet pjesë e Akademisë Italiane. Ndër botimet e shumta të At Gjergj Fishtës më të rëndësishme ato poetiket, të frymëzuara kryesisht nga legjendat shqiptare dhe që priren mbi të gjitha të theksojnë ndjenjën kombëtare. Përveç një poeme të ndarë në 30 këngë me titullin Lahuta e Malcis ai shkroi himne të shenjta, lirika të larmishme dhe satira me karakter politik.
Luigi Federzont u sigurua që Akademia e Italisë të përfaqësohet në varrim dhe u dërgoi telegrame ngushëllimi familjes, Kryeministrit Shqiptar, Ministrit të Arsimit etërve Françeskanë dhe presidentit të Institutit Skënderbej të Tiranës, pjesë e së cilit ishte At Gjergj Fishta”.
Materiali kortezi e Adela Kolea. Përktheu dhe përshtati ‘Diaspora Shqiptare’./Diaspora Shqiptare/