Categories
Histori Kulture

Si sot, 31 vite më parë u rihap Xhamia e Plumbit në qytetin e Shkodrës

Nga Xhevdet Amuli

Si sot,31 vite më parë u rihap Xhamia e Plumbit në qytetin e Shkodrës. Më 16 nëntor të vitit 1990, Hafiz Sabri Koçi mbajti fjalimin e parë të kësaj ngjarjeje të shënuar për besimtarët myslimanë. Prania e plot 50 000 personave në këtë ngjarje,ishte tregues i qartë i dëshirave të ndrydhura për 23 viteve në zemrat e besimtarëve, por edhe një kundërvënie e heshtur ndaj diktaturës komuniste,që ishte në grahmat e fundit.

Menjëherë pas faljes së Xhumasë, një grup besimtarësh, vendosën krijimin e Bashkësisë Islame të Shqipërisë, duke shënuar hapat e para në institucionalizimin e fesë në vendin tonë pas shume viteve ndërprerje.

Kjo ngjarje, së bashku me Meshën e parë të mbajtur disa ditë me parë pas ndalimit të fesë në Shqipëri, nuk ishte e rastësishme që ndodhte në Shkodër. Tradita shekullore e ketij qyteti, shpirti demokrat dhe liridashës, bënë që protagonistët e shumtë të këtyre ngjarjeve të merrnin parasysh rrezikun për të filluar hapat e parë drejt lirisë së ndërgjegjes dhe rrëzimit të regjimit komunist në Shqipëri.

Shpirti fetar që kishte qëndruar brenda zemrave e vatrave të familjeve besimtare, vërshoi me forcë duke zgjuar shpresën për një të ardhme më të mirë ! Ishin këto lëvizje që do të sillnin erën e ndryshimit,do të sillnin rrëzimin e sistemit komunist në të gjithë Shqipërinë.

Respekt dhe mirënjohje për të gjithë organizatorët dhe pjesëmarrësit e këtyre akteve historike !/Na Ishte Dikur

error: Content is protected !!