Categories
Histori

Sigurimi i udhëheqjes

Në aspektin agjenturor-operativ, Sigurimi i Shtetit ruante edhe udhëheqjen e lartë të partisë dhe Këshillin e Ministrave. Ai rekrutonte agjenturë në radhën e personalit shërbyes, ushtarëve, oficerëve dhe nënoficerëve të Gardës. Në fillesat e armës së Sigurimit ishte në nivel sektori.

Në fillim të viteve ’80 në përbërje të saj kishte 172 oficerë, 9 oficerë ilegalë, 24 nënoficerë, 6 ushtarë dhe 5 civilë. Struktura e tij ishte kjo:

-Shërbimi për sigurimin e sekretarit të parë
-Grupi për sigurimin e rajonit të vendbanimit
-Sigurimi i jashtëm ilegal
-Shërbimi i informacionit

-Seksioni teknik
-Dega e 1-rë (përgatitja dhe gatishmëria,përfshi kontrollin e ushqimeve)
-Dega e 2-të (e sigurimit të udhëheqjes)
-Dega e 3-të (e sigurimit të objekteve)

Sigurimi i udhëheqjes u shkri më 23.5.1992 me urdhër të ministrit të Rendit Publik, Bashkim Kopliku, struktura e saj i kaloi Gardës.

Emërtesat e sigurimit të udhëheqjes në vite:

1948-1962, Dega e 6-të e Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit
1962-1966, Drejtoria e 3-të e Sigurimit të Shtetit
1966-1992, Drejtoria e 2-të e Sigurimit të Shtetit/55News.al/

error: Content is protected !!