Menu
Monitori
  • Home
  • Art
  • Histori
  • Kulture
  • Personalitete
  • Sport
  • Thenie
  • Kuriozitete
Monitori

Sot, përkujtojmë Besëlidhjen e Lezhës, aty ku u hodhën themelet e bashkimit kombëtar

Posted on March 2, 2021 by Monitor

77 vite më parë, më 2 mars 1444, në katedralen e kishës së Shën Kollit në qytetin e Lezhës, ku sot gjendet memoriali i Gjergj Kastriot Skënderbeut, u mbajt Besëlidhja e Lezhës.

Ajo përbën një nga momentet më të ndritura të rezistencës antiosmane, në mesin e shekullit të XV, pasi ishte bashkimi i parë politik e ushtarak mbarëshqiptar i njohur në historinë e Shqipërisë.

Vendimet e kuvendit ishin:

1. Krijimi i një Besëlidhjeje Arbërore me në krye Skënderbeun.

2. Formimi i një ushtrie të përbashkët të komanduar nga Skënderbeu si kapiten i përgjithshëm.

3. Krijimi i një arke të përbashkët për të përballuar shpenzimet e luftës.

Besëlidhja e Lezhës ishte kuvendi ku u hodhën themelet e bashkimit kombëtar dhe të traditës shtetërore të shqiptarëve./KultPlus

©2021 Monitori | Powered by WordPress & Superb Themes