Teatri “Aleksandër Moisiu” i Durrësit, 68 vite nga themelimi i tij
Është hapur zyrtarisht në 11 janar të vitit 1953. Shfaqja e parë e tij ka qenë komedia “Vajza nga fshati” e shkrimtarit Fatmir Gjata, vënë në skenë nga regjisori Pandi Stillu.
Një nga institucionet e njohur të teatrit në vend, në skenën e tij janë angazhuar artistë të njohur ndër vite.
“Aleksander Moisiu” eshte institucioni teatror i qytettit te Durresit qe ve ne skene vepra te ndryshme te gjinise se dramaturgjise : tragjedi, drama, komedi, farsa etj. Kjo godine ndodhet ne qender te qytetit, e ngritur mbi rrenoja arkeologjike, qe sherbejne si muze.
Kapaciteti i salles eshte 300 vende, me dy lozha ne fund te saj . Pas vitit 2000 ne kete godine jane bere disa rikonstruksione sidmos ne mjediset e brendeshme, sallen e spektatoreve , studiot, mjediset plotesuese, hollet . Teatri “A. Moisiu”, trashegoi traditat e krijuara nga Levizja Amatore e qytetit , si gjate viteve te Rilindjes Kombetare, te Pavaresise dhe posacerisht mbas Luftes se II Boterore.
Drejtoret ne vite
Shaban Hidri,
Llazar Ziu,
Gaqo Spiro,
Remzi Tivari,
Ibrahim Nova,
Bardhyl Agasi,
Mirush Kabashi,
Xhelal Tafaj,
Bashkim Hoxha,
Skender Myshketa,
Enver Plaku,
Sofokli Afezolli,
Bujar Qesja,
Genti Salillari (i komanduar),
Mimoza Marjanaku,
Ermion Arapi,
Melsi Labi,
Bashkim Hoxha,
Regjizorë ndër vite:
Panajot Kolo, Sokrat Mio, Misto Zoto, Kadri Pirro, Haxhi Rama, Mario Ashiku, Kujtim Spahivogli, Serafin Fanku, Enver Plaku, Driada Dervishi, etj, kanë sjellë në skenën e teatrit “A. Moisiu” drama dhe komedi mjaft të dashura për publikun.
Ne periudhen kohore te viteve 1920-1924 , ne Durres funksiononin shoqerite artistike “Vllaznia”, “Durresi”, “Teuta” etj. te cilat pten vene ne skene drama nga S. Frasheri , Kristo Floqi, Mihal Grameno, Foqion Postoli si “Besa”; “Karlo Topia”; “Lulja e kujtimit” etj. Me shfaqjen e Ali Pashe Tepelenes, grupi teatror i shoqerise artistike “Teuta” fitoi cmim ne takimin e teatrove amatore ne Titrane ne v. 1930.
Nder aktoret themelore te ketij Institucioni ishin: Nikolin Xhoja, Koste Lezha, Meropi Xhoja, Lazer Murati, Teodor Rupi, Todi Thanasi, Spiro Urumi, Vera Urumi, Ferial Alibali etj. Premiera peruruese ishte komedia “Vajza nga fshati” e Fatmir Gjates, shfaqur me 12 prill 1953. Kjo komedi u vendos ne skene nga regjisori i Teatrit Popullor Pandi Stillu, si i ftuar i cili u mireprit ngrohtesisht nga publiku./Përgatiti ekskluzivisht për Naishtedikur.info E. Sino