Categories
Histori

Tirana, 102 vjet kryeqytet i Shqipërisë

Më 11 shkurt 1920 Tirana u bë kryeqytet i Shqipërisë nga një vendim i marrë në Kongresin e
Lushnjës, i cili zhvilloi punimet në janar 1920. Ato ishin kohë të vështira dhe zyrat qeveritare ishin
në Durrës. Por Durrësi ishte i pushtuar nga italianet. Kongresi i Lushnjës shqyrtoi si mundësi edhe
Vlorën, sepse Vlora ishte dhe kryeqyteti i parë i Shqipërisë pas pavarësisë së vendit nga Ismail
Qemali në 1912

Por Vlora ishte pak larg nga veriu i vendit. Më pas një tjetër mundësi ishte Shkodra, i cili atëkohë
ishte dhe qyteti më i madh i Shqipërisë. Por Shkodra ishte pranë Malit të zi, me të cilin gjithashtu
kishim probleme, dhe ishte larg pjesës tjetër të vendit. Atëherë u vendos se nuk kishte zgjidhje më
të mirë se Tirana, për nga pozicioni gjeografik që kishte në qendër të vendit

Në fakt, Tirana ka qenë gjithnjë një kryqëzim mes rrugëve të hershme edhe pse kjo nuk thuhet
shumë në histori. Rruga nga Dalmacia kalonte në Ulqin, Shkodër, Lezhë dhe shkonte në lindje të
vendit duke kaluar në rrethinat e Tiranës, përmes Qafë Kërrabës, Elbasan.

Një tjetër rrugë e rëndësishme ishte Rruga Egnatia e cila lidhte gjithe qytetet qendrore të Shqipërisë
dhe vazhdonte drejt Manastirit, Selanikut e Stambollit.,Tirana ishte në kryqëzim të kësaj rruge që
lidhte Veriun e vendit me detin duke kaluar përmes Shën Gjergjit.

Një tjetër rrugë që vinte nga Kavaja dhe shkonte në Ndroq, permes Ura e Beshirit, Qafa e Tujanit dhe
vazhdonte ne Dibër e Maqedoni. Nëse shihni këto tre rrugë, kryqëzoheshin në Tiranë, në Sheshin
Skenderbej. Ja përse Tirana e meriton emrin si kryeqyteti i Shqipërisë.

Historia tregon se atë ditë, pra në 11 shkurt 1920 në Tiranë mbërriti gjithë qeveria shqiptare e
drejtuar nga Sulejman Delvina. Ajo u vendos në ndërtesën e parë që ndodhej në fillim të rrugës së
Elbasanit.

Qeveria u prit ngrohtë nga populli i Tiranës, që u ndjenë krenarë se qyteti i tyre u bë qendra e
Shqipërisë. Profesor Kristo Frashëri, historian, në një nga librat e tij shkruan se delegatët atëkohë
pyetën me të drejtë: “A ka ndërtesa Tirana për zyrat e qeverisë dhe institucionet e tjera shtetërore?
Dhe përgjigja e përfaqësuesve nga Tirana ishte: Edhe nëse nuk kemi, do t’i ndërtojmë”.

Në fakt Tirana atë kohë ishte pa rrugë të shtruara dhe pa një qendër të vërtetë. Gjithsesi qyteti mori shumë shpejt formën e nje kryeqendre.

Vetëm 3 vite me vonë në 1923 u bë plani i parrë rregullues i Tiranës i përpiluar nga arkitektët
austriakë. Por formën e kryeqytetit që kemi sot, e dhanë dy arkitektet e famshëm të Musolinit,
Florestano Di Fausto and Armando Brasini.

Ata dizenjuan gjithë ndërtesat qeveritare që ndodhen sot rreth sheshit Skëndërbej dhe ato janë aty
sot e kësaj dite. Tirana u konfirmua si kryeqytet i Shqipërisë në dhjetor 1925.

error: Content is protected !!