Menu
Monitori
  • Home
  • Art
  • Histori
  • Kulture
  • Personalitete
  • Sport
  • Thenie
  • Kuriozitete
Monitori

“Tirana do quhej ‘Enver Hoxha’- propozimi u duartrokit nga sekretariati i komitetit, por u ngelej ‘hatri’ qyteteve”

Posted on February 23, 2021 by Monitor

Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë ka prezantuar ekspozitat virtuale te titulluara “Totalitarizmi në Europë”, “Propaganda gjatë diktaturës”, “Dritë përtej errësirës”, “Kartolina nga e shkuara” dhe “Rënia e diktatorit”, ku shfaqen artikuj e fotografi të propagandës komuniste, ceremonitë zyrtare te kohës , karikatura, perse kutimi i klerit, etj.
Tregohet përmes dokumenteve sesi Ramzi Alia kërkoi që statuja e diktatorit Hoxha të ndriçohej gjithmonë nga dielli. Ndërsa fytyra te ishte drejtuar nga lindja.

Ekspozita sjell disa fakte të një mbledhje në prani të Nexhmije Hoxhës, ku u propozua që Tiranës t’i vihet emri Enver Hoxha. Propozim që u duartrokit nga të gjithë, por nuk u miratua me motivacionin se do u ngelej “hatri” qyteteve të tjera.

“Është shumë interesant fakti pasi kishte propozime që t’i ndryshohej emri kryeqytetit të Shqipërisë të quhej me emrin e diktatorit “Enver Hoxha”. Pati diskutime edhe se ku do të vendosej monumenti i Hoxhës, në cilin pozicion”.

“Është interesant edhe propozimi direkt i Ramiz Alisë ishte që Enver Hoxha të pozicionohej me fytyrë nga lindja. Ai të ishte barazi me Diellin edhe një simbolikë kjo që kishte regjimi komunist”,- u shpreh studiuesi Erblin Vukaj, krijues i ekspozitës “Rënia e një diktatorit”.

“Xhaxhi Enver nuk ka vdekur”. Asnjë fëmijë i Shqipërisë nuk do ta besojë se xhaxhi i tyre i shtrenjtë Enveri vdiq. Emrin e tij e kanë në gojë të gjithë. Që nga fëmijët e kopshteve e deri tek pionerët”.

Ky pasazh i shkëputur nga shtypi i kohës është gjithashtu pjesë e ekspozitës e cila ka mbledhur me kujdes propagandën.

Marrë nga shtypi i shkruar që linte në hije të gjitha dështimet e sistemit. Duke pasqyruar vetëm arritjet ekonomike. Dhe lumturinë që karakterizonte shoqërinë shqiptare.

Sillet në vëmendje përmes imazheve edhe mëngjesi i 20 shkurtit. Ku qytetarët rrëzuan statujën e diktatorit Hoxha. Drejtuesja e Institutit për Demokraci Media dhe Kulturë Jonila Godole, u shpreh se ekspozita të tilla ndihmojnë të rinjtë të njihen me të kaluarën.

“Të rinjtë i kanë tashmë këto ekspozita të aksesueshme edhe për mësuesit dhe për të gjithë ata që mund t’i përdorin qoftë në orën e mësimit”.

“Ose në projektet e tyre jashtë shkollë”,-u shpreh Jonila Godole, drejtoreshë e IDMC-së gjatë konferencës vituale në Zoom ku të pranishmit prezantuan virtualisht ekspozitat.

Prezantimi i kësaj ekspozitave nga ana e IDMC në muajin shkurt nuk është i rastësishëm. Pasi ai mund të konsiderohet vërtetë si muaji i kujtesës kolektive shqiptare, sepse përmban mjaft data domethënëse historike. Të interesuarit mund t’i shikojnë ekspozitat me shpjegimet përkatëse në uebsajtin observatori i Kujtesës dhe tek sheshi “Skëndërbej”./BW

©2021 Monitori | Powered by WordPress & Superb Themes