Tirana e Degrandit – nga Ledjan Zeqollari
“Hyrja e Tiranës është simpatike, shtëpitë e periferisë dhe pemët e bukura të kopshteve të mëdha të japin një përshtypje të këndshme; na shfaqet një shesh i madh ku ndodhet kulla e sahatit dhe xhamia e Haxhi Et´hem Beut.
Xhamitë e Tiranës janë të gjitha të mbuluara me zbukurime dhe piktura me tempera, ngjyrat e gjalla të të cilave japin një efekt të gëzuar kur dielli shkëlqen mbi to. Asnjë nga qytetet që kam parë në Shqipëri nuk ka një karakteristikë kaq interesante.
E themeluar nga një musliman, ka mbetur pak a shumë ajo që ka qenë tre apo katër shekuj më parë; nuk ndjehen transformimet apo përshtatjet atje si në qytetet e tjera; është qyteti në të cilin muslimani gjen atë që kërkon gjithmonë: ujë, lule, frutat e mira, një klimë e këndshme, ku jeta mund të kalohet lehtë.”
Pjesë e librit “Kujtime nga Shqipëria e Epërme” shkruar nga diplomati francez Alexandre Degrand në vitet 1893-1899 dhe botuar në Paris në vitin 1901.
Arkivi i Bibliotekës së Universitetit të Miçiganit.