Categories
Art Histori Kulture Personalitete

“Trioja vlonjate” – Meliha Doda, Reshat Osmani dhe Kostandin Thana

Foto e viteve ’60 – ’70 e grupit te famshem vlonjat “Trioja” ose e quajtur ndryshe “Trioja vlonjate” e cila perbehej nga Meliha Doda, Reshat Osmani dhe Kostandin Thana.

Në maj të vitit 1950 u krijua grupi karakteristik i këngës vlonjate me Reshat Osmanin, Kostandin Thanen dhe Besharete Ismailin, ndërsa në vitin 1953 u aktivizua në “Trion Vlonjate” e famshmja Meliha Doda.

Trioja vlonjate në ditën e saj të formimit përbëhej nga mosha më e re e këngës shqiptare. Reshat Osmani ishte 25 vjeç, Kostandini Thana 26 vjec dhe Meliha Doda 22 vjeçe.

Kënga e parë e trios vlonjate ishte “Ku këndojnë zogat o”. Burimi i saj ishte marrë nga fshati Kaninë.

Promotori i trios vlonjate ishte Reshati Osmeni, si mund ta themi ndryshe lideri i grupit te famshem.

Trio vlonjate pati nje aktivitet te suksesshem prej 33 viteve ku u futen thelle ne mendjen dhe zemrat e mbar Shqiptareve. Kenget e tyre kendohen ne programe muzikore te ndryshme apo edhe ne dasmat shqiptare.

Trioja u zbeh aty nga vitet ’83.per efekt edhe te moshes se tyre…

Por cuditerisht në çdo festfolk Vlora ka dërguar trio dhe jo pak, rreth 20 të tilla, por asnjëra prej tyre nuk mbeti në vëmendjen e publikut si trio vlonjate e viteve ’70. Dhe kjo eshte nje fatkeqesi e Vlores dhe vlonjateve qe nuk po trashegohet kenga qytetare Vlonjate.

Kënga qytetare e Vlonjate eshte pasuri e traditës muzikore shqiptare.

Shpresojme qe ne te ardhmen e afert te rikthehet tradita e kenges qytetare vlonjate.
Marrë nga Vlora Ime

error: Content is protected !!