Në mars të vitit të kaluar, në pikun e pandemisë, fotografia e infermieres Alessia Bonari me shenjat e maskës në fytyrë u bë virale gjithandej.
Infermierja 23-vjeçare Alessia Bonari e cila punon në një spital të Milanos, u bë një nga fytyrat simbolike të luftës kundër pandemisë.
S’do ta besoni sa ndryshe duket në Festivalin e Sanremos.
Ajo dhuroi një mesazh të rëndësishëm për të gjithë nga skena e teatrit Ariston.
“Situata është praktikisht gjithmonë e njëjtë sikur kur bëra atë fotografi, ne nuk duhet të neglizhojmë”, tha ajo, duke folur me producentin ekzekutiv të Sanremos, Amadeus.
“Të bashkuar, ne me siguri do të kemi sukses”, u shpreh ajo.
Fjalë të thjeshta, por të përzemërta, për të cilat Ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza donte ta falenderonte atë në Twitter, duke shkruar: “Faleminderit Amadeus dhe faleminderit Alessia”, shkroi ai./Kultplus