Categories
Histori Kulture

Vallja e Pirros në Himarë 1921

Foto-lajm: Himarë, Shqipëri më 1921 – Vallja e moçme shqiptare…

E. Pitard: “Pirrikja” ose Vallja e Pirros, kërcimi më i pëlqyer i shqiptarëve

“Në shesh, vendasit kërcejnë vallen kombëtare, Pirriken, vallen e Pirros, kërcimi më i pëlqyer i shqiptarëve. Burrat mbahen dorë më dorë e njëri prej tyre i prin vargut, ndërsa tund shaminë.

I hedhin hapat ngadalë, sikur po shtypin ndonjë armik të padukshëm, që shtrihet nën këmbët e tyre.

Ndonjëherë ritmi merr vrull, kënga bëhet vajtim, apo piskamë fitoreje ose ironi therëse – këngë lufte a dashurie, dy temat e përjetshme që shprehen me theks thuajse të njëjtë, të ashpër, të errët, të hidhur…”

*Fotografi e realizuar nga Eugène Pittard, 1921/Konica/

error: Content is protected !!