Një 11-vjeçare malteze ka surprizuar jurinë dhe publikun në talent-shoë-un “Next Star” në Rumani, duke interpretuar këngën “Suus” të shqiptares Rona Nishliu.
Christina Magrin zgjodhi të konkurrojë me këngën e Ronës në këtë spektakël për fëmijë.
Videoja është publikuar në “You Tube” e më pas është shpërndarë pasivisht në rrjetet sociale.
Interpretimi mbresëlënës i 11-vjeçares ka marrë duartrokitje të shumta, ndërsa jurinë e la pa fjalë.
Kujtojmë që “Suus” dërgoi Shqipërinë në Eurosong në vitin 2012, duke siguruar madje vendin e pestë, renditja më e mirë për vendin tonë në të gjitha pjesëmarrjet e saj në festivalin e këngës në Evropë.