Skip to content
Menu
Monitori
  • Home
  • Art
  • Histori
  • Kulture
  • Personalitete
  • Sport
  • Thenie
  • Kuriozitete
Monitori

140 vjet më parë, në Shkodër vihej në skenë drama arbëreshe “Nata e Kshnellave”

Posted on February 12, 2022February 12, 2022 by Monitor

140 vjet më parë, më 12 shkurt të vitit 1882 në Shkodër u luajt për herë të parë drama e arbëreshit Leonardo De Martino. Drama titulloj “Nata e Kshnellave” dhe pati shumë sukses qysh në prezantimin e parë në publik.

Lëvizja teatrore në Shkodër fillon nga fundi i shekullit XIX-të dhe u zhvillua kryesisht në shkolla dhe shoqëri fetare me vonë edhe laike.

Rreth viteve 80-të të këtij shekulli Shkodra, si epiqendra ekonomike e kulturore e Shqiperisë së Veriut u bë kryeqyteti i skenës amatore. Me 20 shkurt 1879 u shfaq nga nxënësit e shkollës saveriane farsa poetiko- muzikore ”Mako“ e përkthyer në gjuhën shqipe.

Më pas, në vitin 1882 u shfaq edhe drama e parë “Nata e Kshnellave’’ e shkruar nga poeti arbëresh At Leonardo de Martino, “sipas të folmes së gropës së Shkodrës”.

Mbas shpalljes së Pavarësisë në vitin 1912, ishin kryesisht shoqëritë e ndryshme laike që vazhduan punën e nisur shumë mire nga shkollat fetare. Shoqnia “Vllaznia” me kryetar Hil Mosin u dallua për një program të mirë teatror.

Me kontributin e shumë të rinjëve, një pjesë e të cilëve më vonë bëheshin aktorë profesionistë të skenës shqiptare, u vu në skenë drama “ Bujtina e të varfërve”, drama “Përtej horizontit’, “Armiku i populli” të Ibsenit, të vënë në skenë nga përkthyesi i këtyre dramave Zef Zorba.

Por shfaqja më e sukseshme ishte tragjedia “Juda Makabe” vënë në skenë me 28 nëntor 1945 nga Zef Zorba me muzikë të Preng Jakovës dhe me aktorët Loro Kovaci, Pjetër Gjoka, Lec Bushati etj.

Në vitin 1946 Shtëpia e kulturës me regjizor Andrea Skanjetin vënë në skenë në vitin 1947 melodramen folklorike “Dasma” me drejtueskori kompozitorin Preng Jakova./DiasporaShqiptare.al

©2022 Monitori | Powered by WordPress & Superb Themes