Categories
Art Histori Kulture

40 vite vite më parë, më 1 janar 1982 do të shfaqej në kinematë e Tiranës filmi “Shoku ynë Tili”

“Shoku ynë Tili” është një film shqiptar i prodhuar në Shqipëri në vitin 1981, dhe u shfaq në kinematë e Tiranës si premierë më 17 janar 1982. Filmi mban vlerësimin 7.9 nga 10 në vlerësimin e IMDB, pra hyn tek filmat më të vlerësuar në kinematografi.

Përmbajtja
Tili është një nxënës i vështirë , i cili bëhet problem për familjen dhe shkollën. Është një nxënës me humor , por edhe i bezdishëm. Ka probleme me mësuesit, sidomos me mësuese Dritën , e cila e ka në kujdestari. Tili , nga ana e tij , kërkon të shkojë në klasën e mëparëshme , ku mësuese është Besa. Edhe pse e pranojnë kërkesën e tij.

Ai vazhdon rutinën e mëparëshme. Gjëndja perkeqësohet kur ai edhe Luli fikin dritat e shkollës në ditën e takimit me prindërit. Me punën e palodhur të mësuesve Besës dhe Bujarit, arrijnë t’a bindin të kthehet në rrugë të mbarë.

Regjia: Fehmi Hoshafi;
Skenari: Qazim KashariNaum Bitri & Halil Kamberi;
Producent: Shqipëria e re;
Muzika: Tahsin Hoshafi;

Aktorët në role
Elida Janushi – mësuese Besa
Arben Latifi – Tili
Lutfi Hoxha – Qemali, babai i Tilit
Zyliha Miloti – mamaja e Tilit

Vasillaq Vangjeli – Vasoja, shoferi i autobuzit
Mirketa Çobani – mësuese Drita
Zef Bushati – Bujari, mësuesi i punës me dru
Ndrek Shkjezi – mësuesi i gjeografisë, Faiku

Minella Borova – Shpëtimi, bashkshorti i Besës
Antoneta Papapavli – drejtoresha e shkollës
Shkëlqim Fejzo
Herion Spiro – Albani
Mimika Luca

Përgatiti dhe përshtati Naishtedikur.com

error: Content is protected !!