Categories
Kulture

5 deklaratat më të bukura të dashurisë në filma

Në filma kemi parë disa nga dashuritë më të bukura të luhen nga aktorët më të njohur. Nga deklaratat e ëmbla, tek propozimet magjepsëse, filmat na kanë bërë të ëndërrojmë për të pasur një dashuri të ngjashme në jetën tonë.

Më poshtë ju kujtojmë 5 deklaratat më të bukura të dashurisë, në 5 filma që nëse nuk i keni parë duhet t’i shikoni patjetër.

“Notting Hill”, 1999: “Jam vetëm një vajzë e e thjeshtë që qëndron para një djali dhe kërkon që ta dashurojnë”.

“Love Actually”, 2003: Peter i shpreh dashurinë Julietës (gruas së mikut të tij më të mirë), natën e Krishtlindjeve, duke qëndruar para dritares së saj në heshtje, e duke lëvizur disa pankarta ku ka shkuar fjalët më të ëmbla.

“Ditari i Bridget Jones”, 2001:

Mark: “Nuk mendoj se je idiote. Oh e dashur, është e vërtetë që ka diçka qesharake tek ti dhe duhet ta pranoj që vërtete je e paaftë për të folur në publik dhe që gjithçka që të shkon në mend të del nga goja, pa marrë parasysh pasojat. E kuptoj që kur të takova për Vitin e Ri, isha jashtëzakonisht i vrazhdë (dhe kisha veshur atë trikon me drerë që më kishte dhënë mamaja një ditë më parë)… Por e di si është puna?… Ajo që po përpiqem të të them edhe kështu si i hutuar është se, në fakt, më pëlqen tmerrësisht shumë”.

Bridget: “Ah, vec faktit që pi një mal me duhan, që kam një mama vulgare dhe goja më vuan nga diarre kronike”.

Marku: “Jo, Bridget, të dua ashtu siç je”.

“Harry të prezantoj Sally-n”, 1989: . “Më pëlqen që je e ftohtë kur jashtë është 25 gradë. Më pëlqen fakti që të duhet një orë e gjysmë për të porositur një sanduiç. E dua rrudhën e vogël që të formohet në hundën tënde kur më shikon sikur jam i çmendur. Më pëlqen që pasi kam kaluar një ditë me ty, ende mund të ta nuhas aromën në rrobat e mia. Dhe më pëlqen fakti që je personi i fundit me të cilin dua të flas para se të shkoj për të fjetut. Dhe kjo nuk është se ndihem vetëm dhe nuk ka rëndësi se është vigjilja e Vitit të Ri. Erdha këtu sonte sepse kur kupton se do që të kalosh pjesën tjetër të jetës me dikë, dëshiron që ajo pjesë e jetës tënde të nisë sa më shpejt të jetë e mundur”.

“A Beautiful Mind”, 2001: “Vetëm në ekuacionet misterioze të dashurisë mund të gjendet ndonjë arsye logjike. Unë jam këtu falë jush. Ju jeni arsyeja që unë ekzistoj. Jeni gjithë arsyet e mia”./revistawho.com/

error: Content is protected !!