Categories
Kulture Kuriozitete

A e dinit historinë e dhimbshme të Ashton dhe Michael Kutcher? Me siguri do t’ju prekë

Shumë njerëz i njohin për personat e famshëm që ata janë në ditët e sotme, por shumë pak e dinë historinë e vërtetë të jetës së tyre dhe vështirësitë që kanë pasur që në lindje e në fëmijëri. Më poshtë do të mund të lexoni një pjesë të historisë së jetës së tyre me sakrifica e dhimbje.

“Në vitin 1978, në një familje amerikane lindën dy vëllezër binjakë. Vëllai i madh, lindur vetëm pesë minuta më parë, kishte një zemër të shëndetshme, kurse vëllai i vogël vuante nga kardiomiopatia e dilatuar dhe paraliza cerebrale. Mirëpo, këto rrethana vetëm sa i bashkuan edhe më shumë dy vëllezërit.

Vëllai “i madh” kujdesej gjithmonë për “të vogëlin”, e ndihmonte dhe e motivonte. Dhe kur vëllai i tij në moshën 13-vjeçare kishte nevojë për një dhurues zemre, ai, duke qenë i shëndetshëm, donte të bënte vetëvrasje për t’i dhënë një zemër të re vëllait të tij. Për fat të mirë, organi vital u gjet në kohë. Vëllai “i madh” vazhdoi studimet si inxhinier biokimik, pasi pas studimeve, donte të gjente një kurë për sëmundjen e të vëllaint, por edhe për njerëzit e tjerë. Por fati kishte rezervuar plane të tjera.

Ai u bë një aktor dhe yll milioner Hollivudi dhe përdori miliona për të krijuar “THORN”, një organizatë e dedikuar për të ndaluar trafikimin e fëmijëve. Vëllai “më i vogël” është bërë folës publik për tema të ndryshme, më tepër për të drejtat e fëmijëve me paraliza cerebrale.

Sot, Ashton dhe Michael Kutcher punojnë në mënyrë aktive së bashku në fushën e bamirësisë”.

error: Content is protected !!