Categories
Kulture

A janë rikthyer së bashku Irina Shayk dhe Bradley Cooper?

Bradley Cooper dhe Irina Shayk kaluan së bashku fundjavën e Ditës së Falënderimeve, mes thashethemeve se ish-çifti është duke u pajtuar.

Një burim i tha ekskluzivisht Page Six se Shayk, është parë duke lënë apartamentin e saj në New York të enjten dhe duke u drejtuar për në shtëpinë e Cooper në qytet, ku aktori po kalonte pushimet me vajzën e tyre 4-vjeçare, Lea.

Modelja nuk e ka kaluar natën së bashku me Cooper, pasi është parë duke u kthyer në banesën e regjisorit të “A Star Is Born” ditën tjetër për të marrë vajzën e tyre.

Më pas, treshja u ribashkuan përsëri të shtunën për një dalje argëtuese familjare në “The Nutcracker”.

Në fotot nga udhëtimi ditor të publikuara nga “DailyMail”, Cooper dhe Shayk shihen të veshur me stil me veshje dimërore teksa ecin me Lean mes tyre.

“Ata dukeshin shumë të lumtur,” na tha një dëshmitar. “Të gjithë buzëqeshnin dhe qeshnin”.

Megjithatë, burimi tha se ndërveprimi i Cooper dhe Shayk “nuk ishte romantik”, duke vënë në dukje se ndoshta ylli i “Hangover” ishte shumë i vetëdijshëm për fotografët që i ndiqnin.

Cooper dhe Shayk filluan të ndezin përsëri thashethemet për romancë në fillim të këtij muaji, kur u panë duke ecur së bashku krah për krah në New York.

Megjithatë, një burim i tha “Daily Mail” të hënën, “Ata janë një familje shumë e ngushtë. Por ata nuk janë rikthyer zyrtarisht bashkë”.

“Ata janë vërtet prindër të mirë”, tha burimi. “Ata marrin vajzën e tyre për në shkollë çdo ditë. Ata janë gjithë kohës me të”.

Hera e fundit që Shayk u përfol se ishte në lidhje me dikë ishte në qershor kur ajo u pa me Kanye West në Francë. Megjithatë, thashethemet u hodhën poshtë një muaj më vonë, me burime që thanë në korrik, “Ajo e pëlqen atë si mik, por nuk dëshiron një marrëdhënie me të”.

Shayk dhe Cooper u ndanë në qershor të vitit 2019 pas katër vitesh lidhje. Lea është fëmija i tyre i vetëm./Prive.al/

error: Content is protected !!