Skip to content
Menu
Monitori
  • Home
  • Art
  • Histori
  • Kulture
  • Personalitete
  • Sport
  • Thenie
  • Kuriozitete
Monitori

Aktorja Rita Gjeka rrëfen jetën e saj në “Vila24”: Kur mbyll derën, jam prap me Xhorxhin

Posted on January 15, 2022 by Monitor

Drejtoreshë e teatrit “Migjeni” në Shkodër, aktorja Rita Gjeka e ftuar në “Vila24”, ndau momentet më të forta të jetës.

Ajo e nisi me karrierën, ku përcolli situatën e vështirë në teatër për shkak të mosmirëfunksionimit të kaldajave, vendosmërinë për të vënë në skenë një pjesë të Ernest Koliqit, përtej rezervave “të elitës”, siç thotë ajo dhe sakrificave për shkak të pandemisë. Më tej Gjeka ndalet tek humbja aksi dentale e bashkëshortit të saj Xhorxhit, duke thënë se preferon që dhimbjen ta mbajë për vete.

“Kur mbyll derën e shtëpisë me çelës, unë jam prapë me Xhorxhin..”- e prekur, Rita zgjedh fjalët me modesti. Por gëzimi i saj është e bija, Silvia së cilës i përcolli një mesazh shumë domethënës. Moderatorja, Brunilda Lahe i sjell në kujtesë një postim që ajo kishte bërë në rrjete sociale ku kërkon që njerëzit ta duan veten, por për veten e saj përgjigjet me batutë:

“Jo, nuk e dua se unë pi sh umë ci gare”. Me humorin tipik shkodran, Gjeka flet edhe për miken e saj të ngushtë, aktoren Zyliha Miloti, duke zbuluar një tjetër pjesë të saj që nuk kemi mundur ta njohim përmes ekranit./Balkanweb/

©2022 Monitori | Powered by WordPress & Superb Themes