Kinematografia turke që një kohë të gjatë ka qenë e pasuruar me aktorë shqiptarë, e më së shumti kjo gjë është vënë re viteve të fundit.
Thuajse çdo vit e çdo muaj të ri ka pasur raportime për aktorët nga Kosova e Shqipëria që i janë bashkuar një filmi apo seriali turk.
E ky trend po vazhdon akoma, ndonëse seritë turke na kanë shoqëruar gjithnjë në ekranet tona.
Një artiste nga Kosova po ashtu është bërë pjesë e një filmi të ri, që pritet të ketë premierën në muajin shtator.
Bëhet fjalë për aktoren me prejardhje nga Peja, Tringa Shala (24-vjeçare), e cila siç mëson Telegrafi është bërë pjesë e një filmi të zhanrit komedi-romancë të titulluar “Cunku”, që përfshin një sërë figurash të tjera ndërkombëtare.
Bukuroshja, e cila ka mbaruar studimet në Universitetin e Arteve në Tiranë, luan rolin kryesor dhe pikërisht një shqiptare në këtë projekt.
E njëjta mes tjerash do të shfaqet përkrah aktores shumë të njohur e të dashur turke, Guler Okten./Infoshqip/