Vanessa Hudgens dhe Cole Tucker kanë zyrtarizuar lidhjen e tyre!
Aktorja e njohur konfirmoi lidhjen me lojtarin e MBL në një postim të ëmbël në Instagram.
32-vjeçarja publikoi një foto duke u puthur në buzë me të dashurin 8 vite më vogël.
“Je ti, jam unë, jemi ne”- shkroi ajo, krahas fotos.
Ylli i Hollywood dhe Cole Tucker nisën romancën në muajin nëntor. Ata u fotografuan të kapur për dore dhe të përqafuar teksa shëtisnin në Los Angeles.
Janarin e kaluar, Hudgens u nda nga Austin Butler pas gati nëntë vitesh së bashku.
Një burim i tha PEOPLE në atë kohë se ata po diskutonin të fejoheshin para se të ndaheshin dhe se “me të vërtetë e donin njëri-tjetrin dhe kishin kaluar disa nga momentet e tyre më të vështira të jetës së bashku”.
/Panoramaplus.al