Categories
Kulture

Alban Skënderaj ka një dekadë e gjysmë që ndërron vitet me të njëjtën grua! Miriam Cani: Ja sekreti ynë për ta mbajtuar të bashkuar familjen

Alban Skënderaj ishte ai që ndau në “Instagram” një foto duke puthur në ballë bashkëshorten e tij, Miarim Canin dhe të gjithë ndjekësit filluan të mendojnë për dashurinë që zgjat gjithë jetën në të mirë e në të keq.

Nga ana tjetër, Miriami postoi një tjetër foto duke u puthur në buzë me Albanin, ndërsa ishin duke xhiruar klipin e tyre të ri “Zemër përmbi Zemër”, një tjetër këngë ku ata i këndojnë dashurisë së përjetshme si një çft jo vetëm në klip, por edhe në jetë.

Për çiftin e këngëtarëve, ky është vitit i 15-të që do të ndërrojnë vitet bashkë dhe tingëllon shumë histori e bukur për të qenë e vërtetë, por ja që është e mundur. Po cili është sekreti?

Miriam Cani, e cila pozoi krah vajzës së saj, Amelit, për një revistë, ndër të tjera se cili është sekreti i jetëgjatësisë së marrëdhënies së gjatë me bashkëshortin e saj, njëkohësisht këngëtarin dhe kompozitorin e njohur, Alban Skënderaj.

“Kemi ngulur themele shumë të forta bashkë në këto vite. Kemi kaluar sfida të mëdha bashkë dhe këto na kanë lidhur shumë me njëritjetrin. Ardhja e dy fëmijëve në jetën tonë na ka ridimensionuar, lidhur dhe frymëzuar, për të qenë akoma më të fokusuar tek e ardhmja dhe lumturia brenda familjes sonë. Jemi një çift i zakonshëm si gjithë të tjerët. Perfeksioni nuk ekziston. Qeshim, qajmë, duhemi dhe grindemi si çdo çift tjetër. Dhe është mirë kështu, sepse këto momente e mbajnë një lidhje gjallë”, rrëfeu këngëtarja pak kohë më parë.

Ajo tregoi se Ameli e do shumë vëllain e vogël, Duamin, por sigurisht nuk mungojnë as xhelozitë, që kapërcehen shpejt. E duke qenë se akoma dy fëmijët janë ende të vegjël, planet për një fëmijë të tretë nuk dihet nëse janë të afërta.

Në mes të angazhimeve profesionale që ka, Miriam tha se përpiqet të jetë një nënë sa më shumë prezente dhe një grua me disa dimensione, pasi mendon se duhet gjetur gjithmonë një balancë midis familjes dhe punës, fëmijëve, bashkëshortit dhe karrierës. Kohët e fundit ata u janë përkushtuar bizneseve të tyre, pasi Miriam ka ardhur me një linjë veshjesh për fëmijë, të cilët janë muza e frymëzimit të saj.

Ajo e ka ëndërruar këtë që nga fëmijëria, por që u zgjua kur u bë nënë. Sipas saj, ky është një projekt për të cilin janë dashur muaj të tërë punë e pandalshme, por i ndërtuar me shumë dashuri dhe përkushtim. Kujtojmë që vitin e kaluar Albani e theu stereotipin (të paktën në klip) të burrit ideal, perfekt, besnik e romantik.

Këngëtari shumë i dashur për publikun shqiptar publikoi projektin e tij të fundit muzikor të titulluar “Ki mëshirë”, në të cilin si kurrë më parë shfaqej në rolin e një tradhtari. Kënga me tekst të vetë Albanit erdhi ndryshe si në tematikë, po ashtu edhe në klip.

Pas disa materialeve muzikore në rolin e të dashuruarit dhe romantikut të përhershëm, Alban Skënderaj u rikthye ndryshe këtë herë, kthesë që me sa duket u pëlqeu edhe fansave të tij, të cilët shpërthyen me komente pozitive nëpër rrjete sociale, duke e përfolur për herë të parë në jetën e tij si tradhtar.

Kujtojmë që Albani është ndër artistët e rrallë, që nuk përflitet për scoop-e me tradhti apo pabesi në jetën e tij me Miriam Canin. Ai së fundi u bë baba për herë të dytë, ndërkohë e kurorëzoi me martesë historinë me Miriamin në 12-vjetorin e lidhjes së tyre. Çifti i famshëm Alban Skënderaj dhe Miriam Cani kurorëzuan në martesë dashurinë e tyre më 7 maj 2019.

Lajmin e bëri të ditur vetë çifti në rrjetet sociale, duke ndarë edhe momente nga ceremonia, ku sigurisht ishte e pranishme edhe vajza e tyre, Ameli, ndërkohë që Miriami ishte shtatzënë me fëmijën e dytë. Të tre të veshur me të bardha, lumturia e tyre dukej qartë në fytyrat e gëzuara.

“U deshën 12 vite që të quheshim zyrtarisht burrë e grua, por në zemër kemi qenë dhe jemi ende ata dy të rinj ëndërrimtarë, që përtej ceremonive, gjithmonë e kanë ndierë thellë në shpirt se janë bërë për njëri-tjetrin. U deshën 12 vite të thoshim PO përpara Zotit dhe njerëzve që na duan, por në të vërtetë zemrat kanë thënë përgjithmonë PO nga momenti i puthjes së parë! U deshën 12 vite të vishnim kostumin dhe fustanin e nusërisë e të shkëmbenim unazat, kur ndërkohë kemi jetuar nën lëkurën e njëritjetrit çdo gëzim e hidhërim dhe kemi ndarë çdo të mirë e të keqe që jeta na ka ofruar.

Fati dhe shpirti donin që ky moment i shënuar të merrte jetë pikërisht aty ku në vitin 2013, ai propozim i pazakontë na la për pak pa frymë të dyve, por këtë herë jo në botën e magjishme nënujore, por vetëm pak metra më larg, në sipërfaqen e një ishulli të pabanuar. Një pikë e bardhë në mes të oqeanit. Zhveshur nga të gjitha dekoret e krijuara nga dora e njeriut dhe veshur nga bukuritë përrallore që ka krijuar dora e Zotit. Duhet të prisnim 12 vite që kjo dite të merrte kuptimin e plotë të saj me prezencën e engjëllit tonë, Amelisë. PO … deri sa vdekja të na ndajë! 7 Maj, 2019”, shkruante këngëtarja Miriam Cani.

Nuk mungojnë duetet e tyre që ia kushtojnë dashurisë së fortë që kanë me njëri-tjetrin si ky i i fundit “Zemër përmbi zemër”. Alban Skënderaj dhe Miriam Cani janë një nga çiftet më të pëlqyera të showbiz-it, të cilët lidhjen e tyre të bukur dhe të qetë e kanë gërshetuar me muzikën, pasi shpesh kanë realizuar klipe gjithë romancë.

Projektet e tyre kanë qenë gjithmonë të suksesshme, qoftë këto bashkëpunime ose solo. Planin për biznes e nisën që në vitin 2019 dhe shfrytëzuan periudhën e pandemisë për ta realizuar si ide./Panoramaplus.al/

error: Content is protected !!