Categories
Kulture

Albani tregon si është në të vërtetë Beatrix Ramosaj

Këngëtari i njohur Alban Ramosaj ka dhënë një intervitë ditën e djeshme kur ka folur edhe per raportin me motrës së tij, Beatrix Ramosaj.

Ramosaj, i ftuar në Pardon My French, tha se fillimisht nuk ishte i sigurt nëse motra e tij duhej të futej në këtë reality show, por në fund pranoi dhe se Beatrix do të krijojë aty kujtime të bukura dhe të jetojë ashtu si do. Ai tha se Trixa është një njeri që jeton poetikisht dhe e padjallëzuar në veprimet e saj.

“Kisha mendime të ndryshme, por në fund thashë, pse jo?! Unë e njoh më mirë se kushdo Trixën, është njeriu më pozitiv dhe i sjellshëm. Ajo ka atribute që shumë femra duhet ta marrin shembull, pavarësisht se këto kohë është interpretuar ndryshe… Trixa është futur me një qëllim, të krijojë kujtime të bukura, të jetojë siç ka qejf, pa asnjë lloj djallëzie… Është një njeri që jeton poetikisht dhe dëshiron të krijojë momente“, tha ai.

Albani tha se Trixa është një person që e ka pasur problem të dashurojë dhe se nuk i interesojnë fjalët që dalin lart e poshtë pasi e njeh mirë të motrën. Ai shtoi se Trixa jeton ne përralla dhe ai që do e bëjë për vete është me fat. Kurse përsa i përket Donaldit, këngëtari tha se nuk e ka takuar asnjëherë.

“Ka qenë pak shqetësuese, por kur rri mendoj, kuptoj që nuk kanë idenë çfarë po flasin. Nuk na prek sepse ne e dimë se kush është Beatrix, e vërteta gjithmonë del. Nuk kemi asnjë lloj shqetësimi, shqetësimi i vetëm është që më ka marrë malli… Unë jam shumë i lumtur. Ajo gjithmonë ka pasur problem të gjejë dikë që ta dashurojë dhe ta dojë. Është shumë e mirë pa pikë djallëzie. Ajo motra ime jeton nëpër filma, dashuron pa kushte, lum ai që do mund ta bëjë për vete… Donaldin nuk e kam takuar asnjëherë, as nuk kam shkëmbyer asnjë fjalë të vetme me të”, u shpreh ai./Living/

error: Content is protected !!