Categories
Kulture

Aleksia Peleshi: Një ditë nuk do thonë më ‘vajza e Nikos’, por…

Në përpjekjen për të ndërtuar një emër për veten, fëmijët e të famshmëve ndodhen shpesh nën hijen e prindërve apo peshën e mbiemrit të tyre. Siç tregojnë edhe të ftuarit e panelit në “Rudina” në Tv Klan, Sindi Tona, vajza e këngëtares së njohur Manjola Nallbani, Aleksia, vajza e ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi dhe Xhonatan, djali i trajnerit Alket Islami, ata etiketohen si “vajza” apo “djali” i prindit të tyre të famshëm.

Aleksia shprehet se pavarësisht lehtësirave që i ka sjellë mbiemri dhe posti i babait të saj, dëshiron të njihet për atë që është.

Aleksia Peleshi: Nuk dua të njihem thjesht si vajza e Niko Peleshit, unë dua të njihem si Aleksia dhe këtë gjë e kam thënë gjithmonë. E kam ndierë edhe kur kam qenë fëmijë, diku te 10 vjeç, mbaj mend i kam shkruar një letër babit se kur isha e vogël i shkruaja shumë letra, zakonisht kur bëja ndonjë faj për t’i kërkuar falje.

Rudina Magjistari: Edhe e bëje me letër këtë gjë?

Aleksia Peleshi: E bëja me letër se gjithmonë kam qenë më e sigurt në të shkruar se sa në të folur verbalisht. Në moshë shumë të vogël, i kam shkruar “të premtoj që një ditë nuk do thonë më vajza e Nikos, por do thonë babai i Aleksias” dhe babi ma kujton shpesh këtë histori./tvklan.al/

error: Content is protected !!