Categories
Kulture

Ana Gjebrea rrëfen emocionet përpara Eurovizionit për fëmijë

Ditën e nesërme do të mbahet ‘’Junior Eurovision Contest 2021’’ ku vajza e moderatorit të njohur Ardit Gjebrea, Ana do të përfaqësojë Shqipërinë me këngën ‘’Stand by you’’

Ana aktualisht ndodhet në Paris teksa po përgatitet për eventin, e shoqëruar dhe nga familja e saj dhe moderatori Ardit Gjebrea.

Në një lidhje direkte në emisionin e mëngjesit Aldo Morning Show në Tv Klan, Ana ka folur mbi emocionet përpara garës, teksa është shprehur se e gjitha eksperienca për të është shumë pozitive dhe se nuk ndihet e stresuar por po e shijon si eksperiencë, dhe se të gjithë konurrentët janë bërë miq me njëri- tjetrin.

Aldo: U Ana zemra e vogël.

Ana Gjebrea: Si jeni?

Aldo: Mirë ne ti si je?

Ana Gjebrea: Shumë mirë faleminderit!

Aldo: Na e përshkruaj pak, kam parë videot e tua dhe më duket sikur aty po bëni vërtet qejf, duke luajtur.

Ana Gjebrea: Po kënaqemi.

Aldo: Vërtetë? Më trego një çik, sikur jeni përzier të gjithë kalamajt komplet aty.

Ana Gjebrea: Po jemi bërë shok të gjithë bashkë këndojmë, kërcejmë.

Aldo: Komunikimi nuk është problem besoj?

Ana Gjebrea: Jo nuk është, është shumë qejf.

Aldo: Po çfarë lojrash keni luajtur Ana, se më bëre shumë kurioz më pëlqeu shumë atmosfera atje.

Ana Gjebrea: Po ne më shumë kemi luajtur futboll, po ishte në tavolinë domethënë.

Aldo: E di e di kryevepër fare.

Ana Gjebrea: Kemi kërcyer dhe kemi kënduar pafund.

Aldo: Ndërkohë sot është dita e dytë në mos gaboj unë apo e tretë e provave?

Ana Gjebrea: Kjo është prova gjenerale tani.

Aldo: Domethënë kështu do të shohim nesër apo jo? Është qejf apo ke emocione?

Ana Gjebrea: Është shumë qejf, unë e kam marrë të gjithën me shumë qejf.

Aldo: Fantastike fare, kryevepër fare. Ana ti ke qenë që e vogël tek studio e të Dielës, ke parë festivalet, ke qenë në sallë e pranishme etj, është tjetër gjë kjo apo ja ke marr dorën?

Ana Gjebrea: Po kjo është një ekspriencë ndryshe, nuk mund të them që është e njëjta gjë si më përpara, kjo është domethënë dhe garë, gara ime e parë por e kam marr me qejf dhe nuk kam stres.

Aldo: Je yll ne të puthim që të gjithë dhe të urojmë bëfsh qejf vërtetë.

Ana Gjebrea: Faleminderit!

Kujtojmë se konkursi i Eurovizionit për fëmijë i këtij viti do të zhvillohet më 19 Dhjetor 2021 në Paris dhe ne i urojmë të gjithë suksese Anës!/tvklan.al/

error: Content is protected !!