Categories
Kulture

“Aq e kishte mundësinë”- Bujar Asqeriu tregon sa e pagoi Drilon Hoxha në film

Emisioni “Expuls” që transmetohet çdo të shtunë në RTV Ora nga Ronaldo Sharka, këtë episod është zhvendosur në premierën e filmit më të ri e më të komentuar te momentit, “Shkëmbimi” nga Drilon Hoxha.

Si një prej aktorëve kryesorë, në një intervistë “flash” nuk mund të mungonte as aktori i mirënjohur Bujar Asqeriu.

I pyetur nga autori i Expuls , Ronaldo Sharka, lidhur me pagesën në film si aktor, Asqeriu tha se pagesa ishte diçka modeste.

“Aq e kishte mundësinë, këta janë artistë të rinjtë qe duhen suportuar” – u shpreh ai për mikrofonin e Ora News./Oranews/

error: Content is protected !!