Categories
Art Kulture Personalitete

ARTISTJA E DASHUR, PËR DHE ME PUBLIKUN…

Shuhet ish-balerina dhe moderatorja shqiptare, Hueyda El Saied. 46-vjeçarja, e cila, prej disa kohësh ishte larguar jashtë vendit, ka ndërruar jetë si pasojë e një sëmundje të rëndë, nga e cila vuante.

Hueyda ka qenë një personazh shumë i dashur dhe karizmatik, për të gjithë shqiptarët. Prej disa vitesh, Hyeda jetonte në Luksenburg, së bashku me djalin e saj të vogël.

Hueyda El Saied ishte nga ato pak vajza, që kishin provuar të bënin gjithçka, sa i takon televizionit. Ajo dinte të këndonte, ishte balerinë, moderatore, spikere lajmesh dhe piktore.

Vajza shqiptare me prejardhje nga Sudani, do të binte në sy për zhdërvjelltësinë e interpretimit, teksa ende adoleshente do të bëhej e famshme në Shqipëri. ”Dymbëdhjetë vallëzime pa një të shtunë”, spektakli që bëri ndryshimin në skenët tona, do të ishte nisja e një rrugëtimi të gjatë suksesi, për Hueydën.

Ajo ka prezantuar disa programe televizive, si: ‘Një këngë për ty’, ‘7 nga shënimet e mia dhe Kioska’ dhe ‘Në restorant’. Hueyda ka marrë pjesë edhe në festivalet e muzikës shqiptare, ndër ta ‘Top Fest’ dhe ‘Kënga Magjike’.

Hueyda El Sayed ka lindur në Tiranë, ndërsa prejardhja e saj është nga Sudani. Ajo ishte zotëruese e mirë e katër gjuhëve, si: anglisht, frëngjisht, italisht dhe shqip. Ajo u diplomua për Drejtësi në Universitetin e Tiranës. Më pas, pati sukses në Diplomën Master në Bashkëpunim Ndërkombëtar, të Drejta të Njeriut dhe Politikave Evropiane në Universitetin rome “Tre” në Itali.

Gjatë karrierës së saj profesionale, ka pasur privilegjin për të punuar në fusha e disiplina të ndryshme, si: televizion, balet, këngë dhe pikturë. Ne kemi përmbledhur shkurtimisht disa nga momentet më të rëndësishme të karrierës së 46-vjeçares.

Ajo ka qenë një prezantues lajmeve në Ora News dhe u pjesëmarrëse në televizionet e tjera, si:

– Një këngë për ty – Televizioni Top Channel;
– 7 nga shënimet e mia dhe Kioska – Radio Televizioni Ora News;
– Në restorant (një reality show) – Televizionit Arbëria.

Në vitin 2000, ajo botoi romanin e saj të parë “Ngjyra e lëkurës sime”, ndërsa në vitin 2006, doli libri i dytë, një roman. Ajo ka punuar si modele dhe ka vepruar në një numër të reklamave televizive në Francë, Kamerun, Belgjika, dhe Portugali./Konica/

error: Content is protected !!