Ditën e djeshme aktori Flori Binaj ka qënë i ftuar në programin “Ftesë në 5” sëbashku me babin e tij Petrit Binaj. Të dy treguan një histori të bukur për momentin kur flori i kishte thënë familjes që ishte pjesë e një spektakli humoristik.
Babi i tij nuk e dinte që flori kishte qethur flokët për rolin e Edi Ramës, dhe mendonte se djali I ishte future në rrugë të keqe pasi e kishte kapur dhe duke pirë cigare.
Por pikërisht në atë kohë ai u bë pjesë e humorit dhe doli në tv. Sipas florit vetëm gjyshja e tij e kuptoi që zëri që po dëgjonte në TV ishte I tij pasi as babai dhe asnjë tjetër nuk e kishin kuptuar që personazhi në television duke imituar Edi Ramën ishte Flori.
“Ishin ulur para televizorit dhe dola unë në skenë si Edi Rama. Prita për reagim, por asnjëri nuk po fliste. Fillova t’i pyes si ju dukej, por nuk po më njihnin. Vetëm gjyshja e dalloi zërin dhe më tha: Po si zëri yt ky mor bir. Babai nga ana tjetër na tha të pushonim se donte të dëgjonte skeçin dhe akoma nuk e kishte kuptuar që isha unë aty”, rrëfeu aktori./Living