Categories
Kulture

Australi/ Sopranoja shqiptare pjesë e projektit “Songs of Love”

Organizata australiane e artistëve “Voxalis” ka bërë sopranon shqiptare pjesë të projektit të rëndësishëm muzikor.

“Jemi shumë të emocionuar t’ju prezantojmë me sopranon me origjinë shqiptare, Anna Tafani, e cila do të jetë një nga artiste e projektit “Songs of Love”. Ajo aktualisht po studion në programin Master në Performancë në Universitetin Griffith të Konservatoriumit të Queensland. Tafani ka interpretuar në disa produksione përfshirë Dido dhe Aeneas, La Finta Giardiniera dhe Béatrice et Bénédict” thuhet në njoftimin e Voxalis.

Anna Tafani me origjinë shqiptare është një soprano e cila jeton në Brisbane, Australi

Në vitin 2021, Anna ishte një përfituese e Bursës Joyce Campbell Lloyd për studime jashtë shtetit dhe një Artiste e Re me Programin Kombëtar të Operas Lisa Gasteen. Ajo ka eksploruar një shumëllojshmëri të repertorit, nga muzika barok te ariet ‘bel canto’, së bashku me pedagogen e saj vokale dhe Presidenten e Shoqatës Kombëtare Australiane të Mësuesve të Këndimit, Shelli Hulcombe.

Anna ka performuar rregullisht jashtë mureve të Konservatoriumit, duke përfshirë me Orkestrën e Koncerteve të Brisbane, Orkestrën Amadeus, koncerte gjatë drekës në katedralet St. John dhe St. Andreës.

“Shpirti shqiptar: këngë nga vendlindja ime” ishte koncerti i saj i fundit recital që ajo mbajti në Brisbane e shoqëruar në piano nga Shanna Goh dhe Simon Redshaë në klarinetë.

“Voxalis” është një organizatë arti në zhvillim e dedikuar për të paraqitur performanca të jashtëzakonshme të këngës artistike dhe operës për audiencën australiane.

Me një vizion të guximshëm për të rigjallëruar këto forma arti dhe për t’i vendosur ato si zhanre të rëndësishme bashkëkohore, në vitin 2022 do të prezantojë pesë recitale dinamike, me zërat e jashtëzakonshëm të këngëtarëve klasikë australianë të njohur dhe të ardhshëm në ambientet ikonike të Brisbane./Diaspora Shqiptare/

error: Content is protected !!