Menu
Monitori
  • Home
  • Art
  • Histori
  • Kulture
  • Personalitete
  • Sport
  • Thenie
  • Kuriozitete
Monitori

“Baba me Qikë kanë dal me shëtit!”- Lorik Cana publikon fotot me Enkeleidën në krahë në qytetin më të bukur në botë

Posted on February 12, 2021 by Monitor

Lorik Cana ka treguar se është një baba i përkushtuar dhe është shumë i dhënë pas familjes së tij.

Së fundmi, ish-kapiteni i Kombëtares publikoi disa foto krah vajzës së tij, Enkeleidës teksa shëtiste në qytetin e Romës.

Ai pozoi duke mbajtur vogëlushen mbi shpatulla dhe shkroi: “Baba me Qikë janë dal me shëtit!!! Në qytetin më të bukur në botë, Romë”

Megjithatë, Lorik Cana është siguruar që të mos i zbulojë imazhin Enkeleidës, si në çdo foto tjetër.

Ai dhe bashkëshortja e tij, Monika janë prindër të dy fëmijëve. Çifti kanë edhe një djalë Boiken.

Futbollisti ka treguar se është një baba që e ndihmon bashkëshorten në rritjen e fëmijëve.

Pak kohë më parë, publikoi një foto me vajzën duke e mbajtur në krahë ndërsa bënte edhe pazar./Panoramaplus.al

©2021 Monitori | Powered by WordPress & Superb Themes