Categories
Kulture

Beatrix rrëfen çfarë ndjeu kur doli nga BBV

Beatrix Ramosaj ka folur për herë të parë për historinë me Donald Veshajn, përjetimet që ka pasur pasi doli nga shtëpia më e famshme në shtëpi e deri tek krijimi i këngës së dedikuar për historinë e dashurisë që lindi brenda BBV.

Në një intervistë për ‘Fan Club’, Beatrix tha se ishte shumë e inatosur me veten dhe ka qenë e mpirë derisa u lidh me realitetin dhe botën jashtë Big Brother. Ajo rrëfeu se është e bindur për ndjenjat e saj me të Donaldit.

“Kam kaluar disa faza pas daljes, e para ishte se isha shumë e inatosur. E inatosur se e kisha ndrydhur veten aq shumë emocionalisht, isha futur në një botë shumë të errët dhe nuk kisha më fuqi as të flisja, as të mendoja më pozitivisht. Faza e dytë ka qenë kur po vija në peshore gjërat më të mira dhe të këqija. Ditët e para kanë qenë të vështira për mua, kam qenë e mpirë komplet, ishte e vështirë të lidhesha me realitetin.

Nuk e kisha marrë me mend që lidhja do ishte në përmasa kaq të mëdhaja. Unë i dija shumë mirë ndjenjat e mia dhe e ndjeja se ndjen njësoj si unë dhe kur e ke këtë dashurinë, unë si njeri e artiste i përjetoj akoma më shumë. Jam shumë emocionale dhe për këto ndjesitë jetoj”, tha Beatrix./Konica

error: Content is protected !!