Categories
Kulture

Beatrix tregon ndjenjat për Donaldin: Ndjej shumë ngrohtësi kur jam afër tij

BB VIP – Pasi Donaldi konfirmoi se lidhja me Beatrixin është ajo që ai do, edhe kjo e fundit ka pranuar se ndjen shumë ngrohtësi kur është me të.

Beatrix deklaroi se nuk do merret me mendimet e të tjerëve, por do të shijojë këtë marrëdhënie që sapo ka nisur me Donaldin.

“Vajzat dhe djemtë kanë qenë të mirë, të gjithë e kishin të qartë që Donaldi ishte single dhe kjo më ka shtyrë edhe pak. Më kanë bërë të ndihem mirë. Di të them që ne nuk i kemi në dorë mendimet e të gjithëve, por ta shijojmë këtë eksperiencë. Ndjej shumë ngrohtësi kur jam afër tij”, tha Beatrix.

Lidhja e tyre u kthye në “kryefjalë” të mediave online gjatë ditëve të fundit, pasi Donaldi vinte nga një histori e “pambyllur”./Gazeta SHQIP

error: Content is protected !!