Në 85 vjetorin e tij të lindjes, regjisori dhe kineasti i shquar Dhimitër Anagnosti mori një dhuratë të çmuar morale nga presidenti Ilir Meta: Dekoratën e lartë “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”
I emocionuar regjisori i njohur falenderoi presidentin dhe të pranishmit për këtë ditë të veçantë.
Më pas bashkëshortja e saj, Roza Anagnosti lexoi dhe mesazhin që regjisori e kishte shkruar për këtë ditë.
Dikur, diku kam shkruar: “Në pleqëri njeriut i dobësohet shikimi, sepse nis të shohë më tepër brenda vetes sesa jashtë saj. Biologjikisht jam i pavdekshëm, sepse ADN-ja ime udhëton në përjetësi përmes brezave në vijim. I them këto rreshta që të bisedoj me fëmijët e mi, më fëmijët e tyre, me breza më tej, e më tej për të kuptuar çfarë i jep jetës nxitje, energji e kuptim.
Si të jetohet ajo më mirë në kuptimin material, intelektual, moral dhe emocional.
Duhet bërë kujdes në ndërtimin e jetës, ta ngremë kokën hera-herës nga problemet e përditshme dhe të shikojmë yllin polar për të mos humbur drejtimin e rrugëtimit në këtë vend, në këtë truall ku brezat kanë derdhur energjitë fizike, intelektuale, morale, shpirtërore.
Rrezatohet një energji misterioze e shumëllojshme që ta bën jetën më të lehtë, më të plotë, më me kuptim: energjia e memories historike.”/Oranews.tv